Arrestohet 27 vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar më 11 vite burg…

0
98
handcuffs

Policia e Beratit ka arrestuar një 27-vjeçar me iniciale Ç.F nga fshati Strum i Fierit i dënuar më 11 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për “Trafikim të narkotikëve, mbetur në tentativë”.

Pas informacioneve të marra nga shërbimet e Seksionit për Krimet kundër Narkotikëve u bë e mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit të shpallur në kërkim dhe bëri shoqërimin në DVP Fier për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim

Kapet një shtetas i dënuar me 11 vite burg

Nga shërbimet e Seksionit për Krimet kundër Narkotikëve pas informacioneve të marra dhe pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim:

  • Ç.F, 27 vjeç, banues në fshatin Strum, Fier.

Kapja e tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 11 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal.

Shetasi i lartpërmendur u shoqërua në DVP Fier për veprime të mëtejshme

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here