Reforma territoriale/ Miratohet modeli për individë e biznese

0
136

11-2-301x200Grupi ndërinstitucional i punës për projektin e “Ndërtimit të regjistrit kombëtar të adresave”, drejtuar nga Zv/ministri i Punëve të Brendshme Stefan Çipa miratoi modelin e adresës për individin (brenda dhe jashtë vendit) dhe të biznesit, model i cili reflekton dhe ndryshimet nga reforma territoriale-administrative.

Zv/ministri Çipa në bashkëpunim me përfaqësues të institucioneve të tjera përgjegjëse u shpreh se projekti do të kalojë në fazat duke respektuar afatet kohore.

Ministria e Punëve të Brendshme ka përfunduar fazën e parë të projektit si dhe ka nisur ndryshimet e nevojshme në paketën aktuale ligjore që do të dërgohen për mendim së shpejti.

Ndër çështjet që u ra dakord në takimin e grupit ndërinstitucional të punës për mbarëvajtjen e projektit ishte vënia në dispozicion në një kohë sa më të shkurtër të informacionit të plotë e të përditësuar, pas mbylljes së fazës së parë, në veçanti ortofotot 2015 dhe kufijtë administrativë të njësive të qeverisjes vendore dhe administrative.

Më pas, projekti “identifikimi dhe popullimi i adresës për çdo shtetas (derë më derë) në terren” do të vijojë me përgatitjen e propozimeve të nevojshme për përmirësim në paketën nënligjore dhe udhëzuese të rregullave të punës për aktorët e përfshirë në këtë proces.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency