Ambasada amerikane: E drejta për të protestuar, simbole të shoqërisë demokratike

0
164

Ambasada amerikane ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita ditën e shtunë. Përmes një deklarate zyrtare, apelohet që mbledhja e qytetarëve dhe adresimi i kërkesave të tyre ndaj qeverisë të bëhet në mënyrë paqësore.

“E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme. 

Është një e drejtë që ushtrohet shpesh në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht. Dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranueshme. 

Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës, dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive”, nënvizon ambasada.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here