Tensionohet situata mes banorëve dhe efektivëve/ Më goditi polici me shqelm në bark…

0
109

Ka pasur përplasje midis policisë dhe banorëve në zonën “Dhimitër Shuteriqi”, pasi për shkak të ndërtimit të një rruge në zonë, kërkohet të prishen disa banesa. Mësohet se për shkak të situatës së tensionuar një gruaje i ka rënë të fikët. Ndërkohë që sipas një zonje ajo rrëfen se është goditur me shqelm në bark: Më goditi polici me shqelm në bark.

Disa nga banorët janë shoqëruar në polici, kjo pas kanë kundërshtuar efektivët e policisë dhe punonjësit e IMT-së.

Mësohet se dje u është dhënë urdhër 2 familjeve që nga ndërtimi i rrugës do u shembet gjysma e banesës, ndërsa sot, u kanë shkuar makineritë të shoqëruara me policë ku kanë marrë një urdhër të dytë që të lirojnë shtëpitë brenda ditës së sotme pasi do u shembet e gjithë shtëpia. Pa kurrfarë dëmshpërblimi, pa kurrfarë lajmërimi. Në total janë prekur 5 shtëpi deri tani.

Banorët thonë se kanë dy ditë që i dërgojnë mesazhe Pandeli Majkos dhe Erion Veliajt po nuk kanë marrë asnjë përgjigje në këmbim.

Të na vrasin të gjithë brenda. Kemi dy ditë që iu dërgojmë mesazhe Erion Veliajt dhe Pandeli Majkos, pse nuk vjen deputeti i zonës”, shprehen qytetarët.

Banorët këmbëngulin se projekti është devijuar, dhe se rruga është e gjerë mjaftueshëm, në zbatim të planit rregullues.

Banorëve iu është vënë dhe nga një gjobë prej 5 milionë lekësh të vjetra për shkak se ishin vonuar në heqjen e inerteve.

Duan të favorizojnë mafien e ndërtimit”, shprehet një tjetër prej banorëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here