Ndërsa denoncimet nëpërmjet rrjeteve sociale s’po i lënë radhë njëra-tjetrës, një tjetër vjen nga Elma Doresi. Regjisorja e njohur publikoi një video nga një situatë e vështirë që kaloi një ditë më parë.
Përmes një postimi në Facebook, ajo tregon se është ndjekur nëpër Tiranë nga një makinë “Audi” i zi. Regjistroja shprehet se nuk e njeh personin që po e përndiqte, por për pak ka rrezikuar të bënte ndonjë aksident.
Ajo shprehet se çështja i ka kaluar Prokurorisë, ku po bëhen verifikimet e duhura.
“Duke parë videon dhe më kapën të dridhurat sërish… Dje pasdite kjo makinë që shikoni në video, ‘Audi’ i zi, mu vu nga pas. Natyrisht në disa raste desh u bë dhe burim aksidenti për mua duke më bllokuar rrugën disa herë, derisa me bllokoi rrugën pas tentativës së katërt. Nuk e njoh mbi të gjitha dhe nuk di qëllimin. Natyrisht me çfarë po ndodh me kapi disi frika dhe tani materialet i kaluan organeve kompetente përfshirë targën”,shkruan regjisorja në “Facebook”.Elma Doresi njihet si një personazh që ngre shpesh zërin për problemet lidhur me çështje të fushës së artit ose jo.