Qytetarja ‘i përvishet’ publikisht Ramës: Jam grua minatori, ç’do të bëhet…

0
84

‘Unë jam grua minatori, dhe ju nuk e përmendët këtë çështje, por dua të di çfarë do bëhet me statusin e minatorit.’

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me turin e takimeve në kuadër të prezantimit të buxhetit të vitit 2019, ndërsa sot është ndalur n ë qytetin e Rrëshenit.

Gjatë këtij takimi, një qytetare ka debatuar me Kryeministrin Rama, ndërsa është shprehur se nga ajo kishte marrë 100 vota, por ende nuk është bërë asgjë për statusin e minatorit.

“Unë jam grua minatori, dhe ju nuk e përmendët këtë çështje, por dua të di çfarë do bëhet me statusin e minatorit. Ia kam dhënë prej 30 vitesh PS votën, jam pa parti, por me bindje të majta. I kam dhënë 100 vota, ia kam dhënë PS, t’i deklaroj… tani dua të di për statusin e minatorit”, i tha ajo Ramës.

Por kryeministri i është përgjigjur me batuta, duke i thënë: “Paske besim të madh tek kushërinjtë”.

Më tej ai tha se statuti i minatorit është duke u përfunduar dhe se së shpejtid do të shkojë në Parlament.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here