Habit Lleshaj: Policët na përfaqësojnë ne të gjithëve. Fytyra e policëve është fytyra e gjithë shoqërisë…

0
84

Gjatë ditës së sotme Ministri u Brendshëm Sander Lleshaj ka qenë në Malësinë e Madhe për të takuar efektivët e policisë pas arrstimit të njerit prej tyre të cilit ju publikua një ngacmim seksual ndaj një të miture në media. Ai është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga policia.

Ndëkrohë vetë kreu i dikasterit blu ka thënë një prononcim për gazetarët pas një vizite në Bashkinë e Malësisë së Madhe:

Pyetje: Z.Ministër, keni thënë që fytyra e policëve do jetë fytyra juaj. Kështu ju kemi dëgjuar?

Ministri Lleshaj: Fytyra e policëve është fytyra ime dhe e juaja, e gjithë shoqërisë sonë. Policët na përfaqësojnë ne të gjithëve.

Pyetje: Ju përfaqëson ai polic?

Ministri Lleshaj: Cili polic?

Pyetje: Polici për të cilin ka një videoskandal…

Ministri Lleshaj: Ai është i arrestuar nga Policia e Shtetit, që mbrëmë.

Pyetje: Është thënë që i janë drejtuar komisariatit të Shkodrës dhe atij të Malësisë së Madhe dhe nuk i është pranuar denoncimi i familjes?

Ministri Lleshaj: Kjo nuk është e vërtetë, Policia e Shtetit po kërkon që mbrëmë, gjithë organet e Policisë dhe të shtetit po kërkojnë denoncuesin, i cili nuk gjendet. Kjo është pyetja kryesore që duhet të keni ju dhe ne bashkë. Sot pyetja themelore që kemi të gjithë ne është – kush është denoncuesi!

Pyetje: Pse mbahet i arrestuar atëherë nëse nuk ka një denoncues?

Ministri Lleshaj: Sepse duhet të parandalojmë çdo mundësi intimidimi të një denoncuesi potencial. Fakti që nuk kemi një denoncues është pyetja më e madhe të cilën ne do ta sqarojmë shumë shpejt.

Faleminderit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here