‘Gishtin kokës, o njerëz!’ Hapet loja/ Tajani: Kemi toka në Kroaci e Slloveni

0
130

Gazetari dhe profesori kosovar, Milazim Krasniqi shkruan në faqen e tij në Facebook, se edhe vetë kreu i Parlamentit Europian ka kërkuar tokat që Italia pretendon se i ka në Kroaci e Slloveni.

Debati publik për kufijtë e Kosovës dhe plani i Hashim Thaçit për ndarjen e saj, duket se ka hapur lojën e ndryshimit të kufijve në Europë.

 Kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, ka bërë një deklaratë shokuese, e cila dëshmon se loja me kufij e me histori është e rrezikshme edhe për shtetet që janë anëtare të BE-së.

Deklarata e tij: “Rroftë Trieshta, rroftë Istra italiane, rroftë Dalmacia italiane” është thirrje për revidimin e kufijve, për revidimin e historisë.

Në Slloveni dhe në Kroaci janë të indinjuar nga thirrjet e tij. Ai tipi u mundua ta zbusë qëndrimin më vonë, por mbetet e vërteta e hidhur se populistët dhe fashistët duan të kthejnë në Evropë konfliktet e vjetra.

Duket se kjo është arsyeja që disa shtete evropiane e përkrahin shkëmbimin e territoreve mes Serbisë e Kosovës, pra, që ta kenë pretekst për pretendimet e tyre. Gishtin kokës, o njerëz!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here