Shqipëria ka humbur shpresën/ Panariti: Në 16 shkurt shqiptarët do protestojnë kundër pushtetit autokratik

0
99

Në Korçë LSI-ja zhvilloi takimin e rradhës, në mbështetje të protestës së 16 shkurtiti. Në fjalën e tij, deputeti Edmond Panariti, radhiti aryset pse shqiptarët duhet të bashkohen në Tiranë, në protestën e madhe.

”Nëpërmjet represionit, nëpërmjet taksave dhe tatimeve, varfërimit, Shqipëria ka humbur shpresën. Prandaj misioni i opozitës është pikërisht që revoltën dhe angazhimin qytetar ta orientojë aty ku duhet, në përmbysjen e shkakut kryesor të kësaj mungese shprese, të varfërimit të vendit”.

Më tej ai tha se aleanca e vetme që qeveria ka është me një grup oligarkësh. ”Ne duhet të ndahemi përfundimisht nga një sistem. Këtu nuk bëhet fjalë për largimin e një individi, këtu bëhet fjalë për largimin e një kaste, e një modeli qeverisës, i cili po e mban vendin peng, po e varfëron dhe në një farë mënyre ka bërë që rinia ta humb besimin nga kjo kastë politike, e cila në mënyrë të papërgjegjshme e ka çuar vendin në varfëri të tejskajshme, mjaft të dalësh në zonat jashtë qyteteve, në zonat rurale, aty shikojmë realisht fytyrën e vërtetë të varfërisë dhe të mjerimit”.

Fjala e Deputetit të LSI-së, Edmond Panariti në takimin me strukturat e LSI-së Korçë

Përshëndetje dhe mirëdita të gjithëve. Së pari dëshiroj t’iu falënderoj nga zemra që jeni këtu bashkë në këtë takim madhështor, të gjithë ju anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së. Gjë që është një shenjë e qartë që dinamizmi, energjia e LSI-së në të gjithë qarkun e Korçës është më e madhe dhe më e fortë se kurrë. LSI-ja ka ndezur motorët e saj të organizmit dhe të përgatitjes për fushatën e zgjedhjeve vendore prej kohësh. Por unë jam jashtëzakonisht i lumtur kur shoh LSI-në dhe LRI-në e Korçës më të gjallë, më dinamike se kurrë në këtë takim madhështor të strukturave për lançimin e fushatës në zgjedhjet e ardhshme.

Sigurisht ne ndodhemi në kohë të vështira, në kohë të sfidave të mëdha.  Ju sapo keni ardhur nga protesta, e cila është dhe pararendëse e protestës së madhe që do të organizohet në datën 16 shkurt, kundra një pushteti totalitar, kundra një pushtetit anakronik, kundra një pushtetit autokratik, i cili e ka zhytur vendin në një varfëri, në një mungesë shprese, në një zbrazje masive. Nëpërmjet represionit, nëpërmjet taksave dhe tatimeve, varfërimit, Shqipëria ka humbur shpresën. Prandaj misioni i opozitës është pikërisht që revoltën dhe angazhimin qytetar ta orientojë aty ku duhet, në përmbysjen e shkakut kryesor të kësaj mungese shprese, të varfërimit të vendit. Një vendi ku tashmë aleanca e vetme që qeveria ka është me një grup oligarkësh, të cilët zotërojnë 80-90% të pasurive kombëtare të vendit, ku pjesa tjetër vetëm rri e vështron sepse është e përjashtuar nga këto pasuri. Është e përjashtuar nga shërbimet, është e përjashtuar nga punësimi.

Prandaj kjo ka bërë që një pjesë e madhe e shqiptarëve ta lënë vendin, ta braktisin atë dhe prandaj dhe slogani i LSI-së është ta bëjmë Shqipërinë vendin ku jemi rritur dhe ku banojmë përsëri, shtëpinë tonë. Të kthejmë rininë, të kthejmë shpresën, të kthejmë besimin, i cili bëhet vetëm nëpërmjet të shpalosjes të një alternative të besueshme, një alternative, e cila ka si synim të saj qytetarin, ka si synim të saj rikthimin e shpresës, ka si synim të saj shpërndarjen e pasurive kombëtare për të zhdukur këtë polarizim të tejskajshëm që nuk është parë ndonjëherë ku vetëm një grusht njerëzish super të pasur kontrollojnë pasuritë publike të këtij vendi dhe LSI është këtu se bashku me ju, se bashku me qytetarët për të rikthyer shpresën, për të rikthyer besimin dhe për ta futur vendin në binarë të qëndrueshëm dhe për të bërë të mundur dhe integrimin europian të vendit. Prandaj unë ju falenderoj nga zemra që jeni këtu, ju jeni motiv shpese, ju jeni motiv besimi dhe pikërisht kjo sallë e mbushur plot është shpresa për ndryshim, është shpresa për transformim, është shpresa për ta kthyer Shqipërinë përsëri në shtëpinë e shqiptarëve, e cila do të jetë edhe slogani i LSI-së në zgjedhjet e ardhshme, qofshin këto lokale, qofshin këto të përgjithshme.

Ne duhet të ndahemi përfundimisht nga një sistem. Këtu nuk bëhet fjalë për largimin e një individi, këtu bëhet fjalë për largimin e një kaste, e një modeli qeverisës, i cili po e mban vendin peng, po e varfëron dhe në një farë mënyre ka bërë që rinia ta humb besimin nga kjo kastë politike, e cila në mënyrë të papërgjegjshme e ka çuar vendin në varfëri të tejskajshme, mjaft të dalësh në zonat jashtë qyteteve, në zonat rurale, aty shikojmë realisht fytyrën e vërtetë të varfërisë dhe të mjerimit. Fshati është braktisur, bujqësia nuk subvencionohet, madje dhe nisma e fundit e qeverisë për të mos subvencionuar pensionet e fshatarësisë është dhe një goditje e madhe që i jepet kësaj shtrese, e cila privohet dhe nga e drejta për të marrë dhe atë pension mjeran sepse dhe ai subvencionimi që u jepej i është hequr dhe kjo tregon që pavarësisht nga propaganda e madhe e 100 fshatrave, e 100 hektarëve, e 100 fermave në realitet ajo që ndodh është mospërkrahja, është mos mbështetja e fermerit, mos mbështetja e qytetarit, mos mbështetja e intelektualit, mos mbështetja e Universiteteve, mos mbështetja e Arsimit te Lartë, braktisja e shkollës, të gjitha këto janë fizionomia dhe stereotipi i një qeverisje të papërgjegjshme, e cila duhet të marrë fund dhe prandaj në datën 16 shkurt, ne do të jemi aty, përpara qeverisë, duhet të jenë të gjithë qytetarët e këtij vendi, rinia, të gjitha shtresat e diskriminuara, do të jenë sigurisht naftëtarët të cilët janë mashtruar me të ashtuquajturin statusi i naftëtarit, do të jenë minatorët të cilët janë mashtruar me kohë për dhënien e statusit të minatorit dhe tashmë janë të papërkrahur me pensionet mjerane që nuk u përgjigjen absolutisht mundit dhe sakrificave të shumta që ata kanë bërë në atë profesion shumë të vështirë. Do të jenë studentët. Të cilët ishin nismëtarët e asaj proteste madhështore, do të jenë pedagogët për të kërkuar abrogimit e ligjit të arsimit të lartë, i cili në njëfarë mënyre ka favorizuar vetëm privatët dhe ka degraduar universitetin publik i cili ka qenë kontributi i brezave të tëra me të cilët ne jemi krenuar. Dhe një pjesë e jona sigurisht jemi produkt i këtij Universiteti Publik, që është krenari kombëtare dhe për shkak të një ligji diskriminues të arsimit të lartë, tashmë ndihet i pa financuar, i pambështetur. Ku studentët përballen me tarifa diskriminuese dhe 8 pikat e studentëve janë ato që qeveria duhet ti  zbatojë por që për fat të keq nuk po i zbaton dhe tashmë duke lançuar një të ashtuquajtur Pakti për Universitetin, synon që t’i hedhë hi syve studentëve dhe pedagogëve. Tashmë ka hapur dhe një front të ri, frontin e konfliktit, pedagog studentë, pikërisht për të pretenduar që problemet i keni ju, nuk i kemi ne.  Qeveria nuk financon arsimin e lartë, nuk financon universitetet, jep një buxhet mjeran, i cili është një buxhet tërësisht i pamjaftueshëm për të plotësuar kërkesat e brezit të ri, për një shkollim dinjitoz, për kërkim shkencor, për salla moderne, për konvikte. Është turp të shkosh në konvikte, të shikosh aty sesi degradon infrastruktura nga abuzimet e mëdha që ndodhin me fonde. Studentët kërkojnë që mbështetja e arsimit të lartë, të jetë dinjitoze dhe të mbahet ai premtim që u tha në fillim të fushatës. Ku e ke 5%? Prandaj këtë kërkojnë studentët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here