Berisha mesazh ngushëllimi: Lamtumirë Kiço Blushi! Personalitet i shquar…

0
111

Një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të shkrimtarit dhe publicistit të njohur Kiço Blushi, ka shprehur edhe ish-kryeministri Berisha. Përmes një postimi në facebook Berisha shkruan se letrat e vendit humbën njërin prej personaliteteve më  të shquara të tyre.

“Në  veprimtarinë e tij krijuese gjatë diktaturës komuniste ai bëri përpjekje serioze për t’u shkëputur nga rryma e antivlerave të realizmit socialist. Kiço Blushi ishte gjithashtu që në fillimet e pluralizmit një personalitet në jetën politike, i angazhuar në radhet e të majtës së vendit si deputet i saj në disa legjislatura por edhe në detyra të tjera.” -shkruan Berisha ndërsa shpreh ngushëllimet e tij familjes Blushi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here