Çmenduria e radhës e qeverisë para zgjedhjeve! Shqiptarët të dalin në pension 70-vjeç!!!

0
129

Skema e re e pensioneve që po u ofrohet qytetarëve, ka shkaktuar jo pak debat. Qeveria aktuale në 2013-tën prezantoi një mori projektesh në takime me qytetarët, përfshi edhe atë të pensioneve, e cila rezultoi një dështim i suksesshëm. Sikur kjo të mos mjaftonte, qeveria tenton sërish të kalojë limitet e fantazisë me absurditetin e radhës.

Në një kohë kolapsi, lumë protestash, pakënaqësi për qeverisjen, siç duket ende nuk e kanë bërë të reflektojë këtë kryeministër. Vizionet e tij apo të stafit të tij kalojnë përtej parashikimeve.

Për kë është më e rëndësishme kjo skemë? Për qytetarët? Çfarë misteresh të tjera bluhen pas këtyre platformave që na ofrohen si ushqim bio në ditën me diell?!

Në fakt qeveria ka një dobësi të veçantë përballë fakteve, tensionohet! Sikur e kap ankthi, a thua janë streset përpara një provimi të dështuar!!!

Fare qartë, po të hulumtojmë pak, do të kuptojmë se ekonomitë në zhvillim si ajo e Shqipërisë, tentojnë të kenë një treg pune, që bazohet kryesisht tek puna fizike. Rrjedhimisht, shanset për të gjetur një pune ulen në mënyrë drastike me kalimin e viteve.

Nga anketa që INSTAT publikoi në vitin 2009, individët me moshë nga 30-54 vjec janë më të preferuarit në tregun e punës dhe 70 për qind e tyre kanë një punë.

Por pas kësaj moshe, shifra e punësimit ulet në mënyrë drastike. Për moshën nga 55-59 vjec punësimi ulet në 60 për qind dhe për moshën e fundit nga 60-65 vjec, shifra e punësimit bie në 40 për qind. Që do të thotë se në cdo 100 veta në moshë nga 60 deri ne 65 vjec, vetëm 40 prej tyre kanë një punë, ndërsa 60 të tjerët janë në pritje të pensionit. Por nëse mosha e daljes në pension do të rritet ashtu sikur tha kryeministri deri në 70 vjec, gjasat janë që shifra e punësimit për të moshuarit të ulet edhe më fortë .

Kush do e garantojë jetesën e tyre?

Të dhënat zyrtare të OECD-së tregojnë se Shqipëria është aktualisht një nga vendet me moshën më të lartë të pensionit në Europë.

Mosha e pensionit për burrat në Shqipëri është mesatarisht 2.1 vjet më e madhe se mesatarja e vendeve të zhvilluara.

“Janë vetëm dy raste të shteteve që e kalojnë moshën 65 vjec të daljes në pension, Norvegjia dhe Islanda.

Me pak fjalë të bësh një krahasim të Shqipërisë me këto dy shtete është absurd. Por siç duket çudirat shqiptare nuk do të kenë fund për aq kohë sa të qeverisemi nga njerëz të tillë. Të pamoralshëm, me deklarata të pamoralshme para miliona qytetareve, madje edhe bindshëm të tregojnë se po ‘bëjnë më të mirën’ për qytetarët dhe Kombin.

©standard.al

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here