Basha e thotë hapur: Ja kush është emri i parë që do të nxirrte Damian Gjiknuri po të arrestohej…

0
91

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar nga Kukësi se kryeministri Edi Rama po bën manovra për të mbrojtur kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe zyrtarë të tjerë të akuzuar për shitblerje votash gjatë zgjedhjeve të 2017-ës.

Basha i cilëson ata si “kukullat e krimit dhe oligarkisë që kanë uzurpuar pushtetin”, ndërsa risjell në vëmendje edhe rastin e anulimit të tenderit të parë në Unazën e Re, për shkak të skandalit me kompaninë fantazmë “DH Albania”.

“Edi Rama bën manorva për të heshtur e mbrojtur Gjushin dhe gjushërit e tjerë sepe mbron veten e tij, sepse në dosjet e prokurorisë qartësisht provohet se mendja, truri dhe përfituesi kryesor i shkatërrimit të zgjedhjeve në 2017 dhe i kapjes së institucioneve nëpërmjet bandave, është vetëm dhe vetëm një emër. Është Edi Rama kryeministri i krimit dhe kryeministri i oligarkëve.

Nëse në një nga vendet më të korruptuara do të bënte vaki ajo që ndodhi me Unazën, ku u kap në flagrancë duke vjedhur 20 milionë euro kilometrin në një rrugë të ndërtuar, edhe qeveria më e korruptuar e botës, do e kishte çuar ministrin përgjegjës në burg.

Është kështu apo jo?

Ndërsa këtu jo! Sepse po të shkojë Damian Gjiknuri në burg emri i parë që do të nxjerrë është emri i atij që i ka marrë milionat dhe i ka çuar në konto bankare sekrete dhe ju e njihni se kush është ky.

2 miliard euro u ka marrë shqiptarëve këto vite. Rriti 100% taksat, energjinë, karburantin. Familjeve me ndihmë ekonominë u hoqi bukën e gojës fëmijëve dhe të pamundurve.

Basha: Zgjidhja ime për kuksianët e pashpronësuar

Ky vend po qeveriset nga një grusht shteti, vetëm se grushtin e shtetit nuk e kanë bërë ushtarakët, nuk e kanë bërë serbët, e kanë bërë një grusht oligarkët, një grusht kriminelësh me Edi Ramën.

Problemi me tokën, shtëpive dhe pasurive të përmbyrura e njoh me detaje, që kur kemi qenë në qeveri.

Sot Kukësi nuk po komunikon me Tiranën. Ne duke risjellë Universitetin dhe duke zëruar taksën do t’i vijmë në ndihmë Kukësit përe ekonominë dhe mirëqënies.

Fatura totale e shpronësimit për afro 5 mijë familje është rreth 70 milionë euro, kjo nuk është fatura e talljes. Përse tallen me ju. Unë s’kam ardhur si kontabilist. Vitin që shkoi OSSH e ka mbyllur me 70 milionë euro fitim, por ka krijuar fitim edhe për kompani fantazëm ku gazetarë hetues të Sllovenisë thonë që janë familjarë të lidhur me Edi Ramën që për 8 orë ka bërë 4 milionë e gjysëm euro fitim.

Nuk dëmshpërbleheni, jo sepse s’ka lek, por sepse lekët tuaja i merr Edi Rama.

Kjo ,me ne do marrë fund.

  1. Do të ngremë komisionin e posatshëm shtetëror për shpronësimin dhe dëmshpërblimin tuaj.
  2. Të gjitha vlerat e shpronësimit do të jenë me vlerë tregu. Jo me VKM por me ligj në Parlament.
  3. Do të bëjmë gjithçka që brenda dy viteve të para që buxheti i shtetit të bëjë rakordime me maskarallëqet që ju rrinë në qafë me kamatvonesatr e më të gjitha të tjerat.

Këto janë pikat e mia për kuksianët e pashpronësua

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here