Lajm i fundit/ Arrestohen katër zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë

0
137

Katër zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësië janë arrestuar nga Policia. 12 të tjerë janë nën hetim. Të arrestuarit janw: Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse, Aurel Lamçe; ish-Sekretarja e Përgjithshme  Juliana Hoxha dhe dy specialistë të IT: Lysien Ali dhe Arlind Alikaj.

Prokuroria ka zbuluar abuzime të rënda me tenderat në vitet 2016-2017 dhe i ka akuzuar për ‘shpërdorim detyre”.

Në njoftim thuhet se “Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë në funksion të hetimeve të kryera për procedurat e tenderimit në Ministrinë e Drejtësisë për periudhën kohore 2016-2017, ka marrë në hetim 12 persona të dyshuar për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.”

Pak minuta më parë u mësua se u shkarkua Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Stefan Çipa, i cili kishte vetëm pesë muaj i emëruar në detyrë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here