A ke besim tek Lulzim Basha? Berisha befason me përgjigjen…

0
176

I ftuar në studion e ‘Tempora’,  mbremjen e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar gjendjen aktuale në politikën shqiptare si dhe gjendjen brenda PD.

I pyetur nga gazetarja Sonila Meço, nëse ish-kryeministri ka të njëjtin besim tek Lulzim Basha, Berisha tha se vijoj të ketë të njëjtin besim dhe se është i bindur se nën drejtimin e Bashës PD do të fitojë zgjedhjet.

‘Unë nuk kam dyshuar tek Basha ndonjëherë, sepse Bashën në 2013, duhet të jemi shumë të qartë. Basha me të ndjerin Sokol Olldashi kanë kandiduar që të dy, asnjërit prej tyre nuk i thashë të kandidojë. Unë tek të dy kisha besim, por edhe të tjerë po të vinin unë do të thoja kandido. Sot është kohë tjetër. Atëherë Basha ishte kandidat, sot është lider i PD. Unë jam i bindur që PD nëse do të bëhen zgjedhje të lira, fiton zgjedhjet bashkë me opozitën’, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here