Duhet të këpusim lidhjet e politikës me krimin! Shpërthen Basha: Rama ka ngritur kamxhikun ndaj qytetarëve

0
87

Gjithçka mund të rikthehet në rrugën e mbarë nëse populli bashkohet dhe vjen më 16 shkurt në shesh. Në këtë vend ka shpresë. Na duhet të këpusim lidhjet e politikës me krimin dhe këtë mund ta bëjë vetëm populli”- tha Basha.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar takimet në kuadër të protestës së 16 shkurtit.  Basha ishte në Vorë, ku u takua me qytetarë të ndryshëm dhe u njoh me problematikat e tyre. Kryedemokrati tha se Rama ka ngritur kamxhikun ndaj qytetarëve duke rritur taksat, ndërsa e vetmja mënyrë është rezistenca popullore për të dalë nga kriza ekonomike.

Problemi është se ai ka prerë bukën e gojës. 1 në 10 shqiptarë ha vetëm njëherë në ditë. Edi Rama nuk e ka biznesin në tepsi, në tepsi ka 2 miliard euro të vjedhura Basha: Sot isha me miq të huaj dhe po shihnim statistikat e FAO, Organizatës Botërore të Ushqimit., 1/10 familje ha një herë në ditë. Duhet të ndalen politikat që e kanë shkaktuar gjendjen e mjerë të shqipatarëve. 1. Çmimi i energjisë më i larti në rajon 2. Çmimi i naftës më i larti në rajon 3. Taksat më të larta në rajon. Ku shkon me këtë? TVSH 9% në Maqedoni, 9% në Malin e Zi, ti me 15%. Kjo po vdes investimin vendas dhe stopon investimet e huaja. Dy investimet që kanë ardhur nga jashtë ishin kontraktimet kur kishim taksën e sheshtë 10%, TAP dhe Devolli. 15 mijë të punësuar do të humbin vendin e punës.

Ne kemi planin për biznesin. Do ju mbështesim si sipërmarrës dhe punëdhënës. Biznesi i madh nuk është futur në tepsi. 2 miliard euro që i ka në tepsi nuk i kthen në investime. Ne si opozitë ju ofrojmë alternativën, nuk kemi asnjë mjet tjetër për ta zgjidhur. Ju ftoj me 16 ta zgjidhni si popull, me rezistencë popullore. Gjithçka mund të rikthehet në rrugën e mbarë nëse populli bashkohet dhe vjen më 16 shkurt në shesh. Në këtë vend ka shpresë. Na duhet të këpusim lidhjet e politikës me krimin dhe këtë mund ta bëjë vetëm populli”- tha Basha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here