Ngjarja e tmerrshme e Kavajës/ Gazetari i njohur: A doni dhe një provë?!!!

0
151

Ngjarja e tmerrshme e Kavajës, ku një vajzë u përdhunua nga 8 meshkuj, ka shokuar opinionin publik në Shqipëri, jo vetëm për aktin e rëndë por dhe për mbajtjen e fshehtë të ngjarjes.

Kjo ngjarje nuk do të ishte bërë kurrë publike, nëse nuk do të ishte ‘Qytetari digital’ i cili e denoncoi këtë krim të rëndë tek ish-kryeministri Sali Berisha.

Pikërisht për këtë denoncim, gazetari i njohur Klodia Tomorri ka shkruar në Facebook, se ‘Qytetari digital’ është sot mbrojtësi i demokracisë.

Ja postimi i Tomorrit:

Qytetari dixhital eshte sot mbrojtesi me i madh i demokracise dhe te drejtave te njeriut ne Shqiperi. Perdhunimi monstruoz i Kavajes do ishte fshehur pa e marr vesh njeri dhe me gjasa vajzen do ta manipulonin me djallezi ose presion.

Behet fjale per nje ngjarje qe ka ndodhur nje muaj me pare dhe qe u mbajt e fshehte. Vetem pasi foli Berisha dje, shkuan dhe arrestuan perdhunuesit.

Sali Berisha eshte politikan. Dhe sigurisht qe do beje politike dhe do perdor informacionin qe ka per qellime politike. Kete e bejne te gjithe politikanet. Por jane sa e sa krime, sa e sa shkelje te te drejtave te njeriut qe do ishin fshehur nese nuk do ishin denoncuar nga qytetari dixhital.

Tani, hetim drejtuesve te shkolles per fshehje krimi. Hetim komisariatit te policise per fshehje krimi dhe mosveprim. Deri ne fund.

Nuk ka gje me te neveritshme se te fshehesh perdhunimin. Te gjithe ata qe kane gisht nuk jane vecse te pashpirt. Nuk mendojne se neser mund te jete viktime vajza apo motra e tyre. Faqezinj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here