Banorët e “Astirit” në krah të Metës, kanë një apel për Ramën…

0
107

Banorët e “Astirit” vijojnë prej 3 mujash tashmë rezistencën e tyre në mbrojtje të banesave të tyre të cilat rrezikohen nga zbatimi i projektit të dyshimtë të zgjerimit të Unazës së Madhe të Tiranës.

Duke marrë shkas nga zhvillimet e mesditës së sotme, banorët dalin në krah të Presidentit Ilir Meta i cili kërkoi anulimin e menjëhershëm të procedurave të projektit dhe nisjen e hetimeve nga Prokuroria.

Dhe në këtë kontekst ata kishin një apel për kryeministrin Edi Rama.

“Edi Rama i tha se është opozitar lidhur me këtë çështje, por ne i themi Ramës nga këtu që më mirë të jetë opozitar, se sa hajdut si puna jote dhe Damian Gjiknuri”- u shprehën banorët e revoltuar.

Nën thirrjet  ‘E duam Shqipërinë pa Edi Ramën! Të shporrim këtë të papërgjegjshëm’, protestuesit kanë kërkuar që përgjegjësit e këtij projekti korruptim të shkojnë para drejtësisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here