Qëndrimi i LSI kundër dhënies së parkingjeve te privati, Xhixho: Kjo bashki ngeli duke vjedhur

0
79

Qëndrimi i Grupit të Këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës për Parkimin

 

Në argumentimin tuaj kjo nevojë vjen për t’i ardhur qytetarëve me më shumë shërbime alternativë në pagesat për parkime dhe këtu padyshim të gjithë do binim dakord që pagesa ti ketë të dy opsionet si me SMS si dhe me kupon fizik.

Por qëllimi i këtij projekt-vendimi është totalisht një koncesion i manipuluar dhe këtë po e sqaroj konkretisht.

Ju thoni mjaft qartë në relacion që Shoqëria Përfituese do të përfitojë komisionin, i cili do të kryhet nga qytetarët që përfitojnë nga shërbimi i parkimit publik. Pra privati ti jepet prona publike, në këtë rast trotuari ose rruga, dhe nëse marrim një mesatare 1,5 m2 që do ti duhen hapësirë publike për vendosjen e makinës  për 35 rrugë të parashikuara, duke marrë një mesatare që kostoja e 1 m2 në rrugët kryesore të Tiranës kushton 2 mijë euro m2, i bie me matematikë të thjeshtë: për 52.5 m2 pronë publike me një vlerë afërsisht 105 mijë euro që automatikisht do të shkojnë për dobi të privatit.

Nga ana tjetër kjo i lihet pa afat shoqërisë përfituese duke i siguruar vjeljen e të ardhurave të pakufizuara në kohë.

Ky rast është i njëjtë me koncesionet pasi vihet në përdorim hapësira publike dhe të ardhurat e kësaj kompanie do të vijnë nga një aktivitet që zhvillohet në pronë publike, gjithashtu rrit çmimin e parkimit për qytetarët që edhe kaq saç është sot e kanë shumë të shtrenjtë. Kur kjo bashki ngeli duke gënjyer për Kartat e Rezidentit që do ti përjashtonte nga pagesa qytetarët rezident.

E vetmja zgjidhje që do të mbështesim është që vetë Tirana Parking me që trumbetohet që është e suksesshme dhe ka prodhuar të ardhura, t’i blejë vetë makinat e pagesave dhe t’i menaxhojë vetë. Ne mendojmë se shërbimet publike duhet të jenë në shumicën e tyre përgjegjësi e bashkisë. Dhënia e shërbimeve publike në shumë raste nuk kanë rezultuar të suksesshme dhe nëqoftë se ka vend për t’u kthyer në Bashki, nuk ka pse mos bëhet.

Ne si grup Këshilltarësh të LSI, nuk do jemi për koncesione e privatizime pa një arsyetim të plotë dhe në konsultim me publikun.

Propozimi i sotëm është qartësisht një koncesion i pastër që rrit vlerën e pagesës me 100 lekë dhe padyshim ne nuk bëhemi pjesë e kësaj vjedhje të qytetarëve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here