Në vend të hetojë Tahirin e Dakon, prokuroria heton gazetarët!!!

0
100

Në njoftimin shpërndarë mediave, prokuroria njofton se është duke kryer hetimeve dhe për veprën penale “Zbulimi i akteve ose i të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/3 të Kodit Penal, në lidhje me faktet e nxjerrjes së sekretit hetimor në lidhje me publikimin e disa akteve të përgjimeve të çështjes penale në fjalë, publikimi i të cilave po bëhet në kundërshtim me ligjin.

“Në këtë kuadër po bëhet verifikimi i të gjithë personave që kanë patur njohje dhe akses në aktet e bëra publike në hetim dhe gjykim.”-thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Zëri i Amerikës publikoi një ditë më parë një tjetër pjesë të “dosjes 339” por jo vetëm ku tregohet qartë blerja e votave në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017. Nga përgjimet del se kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako kishte marrëdhënie të afërta me Avdulajt, e madje konsumonte dreka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here