‘Në tavolinë me kriminelë.’ Dako: Ja dimë për faleminderit kujtdo që na mbështet me vota, ska ndonjë gjë ktu!!!

0
205

Përballë një paneli gazetarësh, në emisionin “Open” nga Eni Vasili ka qenë kryebashkiaku i Durrësit prej 3 mandatesh, Vangjush Dako.

Ai ka folur rreth versionit të tij mbi disa nga çështjet më të nxehta të aktualitetit politik në vend, të publikuara nga VOA dhe BIRN.

Përgjimet që janë publikuar në media, marrëdhëniet me Avdylajt e Shijakut, shitblerja e votave, por edhe fati i tij politik, gjithçka në “Open”, përballë panelit të gazetarëve Enton Abilekaj, Sandra Bogdani dhe Mentor Kikia.

“Kemi folur për të njëjtën temë edhe para dy-tre muajsh. Fakti i ri është që një person thotë se jemi duke drekuar me Dakon. Të gjitha historitë e tjera, janë ato për të cilat kemi folur njëherë. Ne kemi kontakte të vazhdueshme e të drejtpërdrejta me të gjithë qytetarët e Durrësit, nga dita e parë që zgjidhemi e deri në ditën e fundit. Jemi në fushatë për t’i qëndruar pranë qytetarëve, duke i ndihmuar, përkrahur, etj. Dreka e darka unë ha përditë me njerëz në nevojë, grupe interesi, ata që kanë nevojë të takohen me mua. Në rastin konkret kam qenë i ftuar nga vëllezërit pronarë të atij hoteli, së bashku edhe me disa të tjerë. Fati im i keq, që të ftuar kanë qenë edhe këta emra që përmendni ju, në një ngjarje të vitit 2017. Unë s’kam qenë i përgjuar, të përgjuar kanë qenë ata. Unë s’mbaj përgjegjësi për çfarë thonë ata, dikush mund edhe të mashtrojë për të fituar besueshmëri. Unë nuk mbaj mend që të ketë qenë i ulur në tavolinë Altin Avdyli. Në tavolinë kam qenë me shumë persona, sepse drekat e darkat i kemi pjesë të punës sonë të përditshme, për përurime, festa lokale, bamirësira, apo edhe aktivitete politike. Unë kam qenë i ftuar në atë drekë, ndërkohë që nuk mbaj unë përgjegjësi nëse kanë precedentë penalë të ftuarit e tjerë apo jo. Unë personalisht nuk kam favorizuar askënd, as Avdylajt, nëse nuk përmbushin kriteret për diçka. Unë zhvilloj takime me të gjithë personat që i shoh si votues, pa parë as diplomën, as patentën dhe as nëse kanë apo jo precedentë penalë. Ka pasur auditime shpesh, por asnjëherë nuk kanë gjetur nëse unë kam favorizuar ndonjëherë këta persona”, u shpreh Vangjush Dako, i vënë para pyetjeve të vazhdueshme të panelit të gazetarëve.

I pyetur nga Eni Vasili nëse i intereson apo jo dhe a e ka problem të ulet në tavolinë me kriminelë, Dako tha se “nuk mban përgjegjësi për askënd nëse është i dënuar apo jo kur ulet në tavolinë me ta”.

Por, personat e përgjuar me precedentë penalë flasin shpesh për favorizime dhe jo thjesht për dreka e darka. “Nëse ju e quani favorizim vetëm për një bordurë”, u shpreh kryebashkiaku i Durrësit në vazhdim të mbrojtjes së tij përballë akuzave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here