Fakte tronditëse/ Ekzekutimi i vëllezërve Beqiri në Elbasan

0
109

Autorët e vrasjes mundën të hynin në shtëpi edhe pse banesa ruhej nga dy polic për shak se gjykata kishte vendosur për të ‘arrest shtëpie’.

Në prill 2016 vritet Saimir Beqiri në Elbasan. Biznesmeni u gjet pa jetë në oborrin e një lokali, në fshatin Katund i Ri, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

 Sipas policisë, viktima ndiqej prej disa ditësh nga atentatorët, derisa u ekzekutua mëngjesin e së hënës pranë karburantit në pronësi të tij. Personat që e ndiqnin lëviznin me një automjet tip Benz dhe mbanin paruke.

Biznesmeni, ishte vëllai i Gentjan Beqirit I ekzekutuar më 15 gusht të vitit 2012, në banzesën e tij ku ndodhej në arrest shtëpie.

Viktima, 40 vjeç, kishte më shumë se 6 vjet që ishte thuajse i paralizuar, pasi në tentativë për t’i shpëtuar policisë, u hodh nga një lartësi e konsiderueshme në Komisariatin e Sarandës.

Pak para se të ndodhte krimi, nëna e viktimës ka dalë për të bërë pazar. Ky moment i shfrytëzuar nga autorët.

Fillimisht ata janë përballur me efektivin që ruante te porta hyrëse e pallatit. Por ata kanë arritur të ngjisin shkallët pa asnjë problem. Duket që polici ka menduar se dy personat e panjohur ishin mysafirë të ndonjë fqinji të personit që kishte nën ruajtje.

Më tej, kur janë ngjitur në katin e pestë janë përballur me policin e dytë. Ata kanë nisur të flasin shumë miqësisht me të duke iu prezantuar si djem të tezes së Gentian Beqirit.

Autori i ka rënë derës së banesës, të cilën e ka hapur i babai i moshuar i viktimës, Nezir Beqiri. Dera e banesës ishte në një kthinë të sheshpushimit ku qëndronte polici rojë, i cili siç mësohet nuk ka vënë re asgjë të pazakontë.

Vetëm pak minuta ka zgjatur vizita e dy personave, të cilët kanë dalë nga banesa me hapa krejt normalë. Pasi kanë zbritur shkallët, ata kanë kaluar edhe policin e dytë rojë. Ky i fundit, i habitur nga vizita e shpejtë, i ka pyetur se pse kishin qëndruar aq pak.

Por pikërisht në këtë moment është zbuluar çfarë kishte ndodhur pasi të dy personat kanë vrapuar duke u futur nëpër rrugicat e lagjes. Policët kanë shkuar me të shpejtë në vend dhe konstatuan vrasjen e personit që ata e ruanin prej 2.5 vitesh, ndërsa përtokë pa ndjenja ishte edhe babai i tij, Nezir Beqiri, i cili dyshohet se është qëlluar në kokë me qytën e pistoletës që të mos jepte alarmin e krimit.

Sipas Policisë, vrasja është kryer me pistoletë me silenciator, ndërsa viktima ka marrë disa plumba në kokë dhe në trup. Dyshohet se në momentin e ngjarjes 40-vjeçari ndodhej ende në gjumë.

Beqiri, jo vetëm u dyshuar por edhe u procedua për vrasjen e Sokol Çapjes në dhjetor të vitit 2005.

Për këtë vrasje gjyakata gjeti fajtor edhe Butrint Hasanin i cili ende vuan dënimin në burgun e Peqinit./Top Channel

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here