Arrestohet fieraku, në kërkim për trafik të lëndëve narkotike…

0
143

Një 41-vjeçar nga Fieri është arrestuar, pasi ishte në kërkim nga drejtësia italiane për trafik të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasin Asllan Fata, i cili në bashkëpunim me Interpol Tirana, u arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

“Gjykata e Milanos/Itali, me Vendimin e datës 11.09.2007 ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, thuhte ne njoftimin e policise.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here