TURPI I RUDINËS dhe BJETËS/ Revoltohen ndaj një djali “të ndjeshëm” ndërkohë që janë BASHKËPUNËTORE NË MASHTRIM TË KRYEMASHTRUESIT VELIAJ!

0
85

Versioni etik i shkrimit 

TURPI I VËRTETË I RUDINËS (KLAN) dhe BJETËS (TOP)
ishte PATURPËSIA që guxojnë dhe revoltohen ndaj një mashtruesi të rëndomtë 20vjeçar ndërkohë që janë BASHKËPUNËTORE NË MASHTRIM TË KRYEMASHTRUESIT VELIAJ!

Nga Avokati Altin Goxhaj
Një 20 vjeçar mashtronte ca kalamoj në Instagramin e tij privat sikur ishte piktor me famë ndërkombëtare (kish bërë fotoshop sikur piktura të piktorëve me famë në Galeri të mëdha ishin të tijat).

Bjeta Sulo (TOP) dhe Rudina Magjistari (KLAN) pa asnjë verifikim minimal gazetaresk e ftojnë vetë në studio dhe i bëjnë promo të papame duke e paraqitur pa asnjë verifikim si një yll i ri shqiptar që po shndriste ndërkombëtarisht.

Del dikush dhe denoncon në rrjetet sociale me foto se pikturat nuk ishin të këtij “piktorit të famshëm” por të ca piktorëve të huaj të famëshëm dhe ky tipi ishte thjesht një mashtrues i rëndomtë.

Plas gallata në rrjetet sociale dhe kjo i bëri të ndihen të turpëruara dhe qesharake si moderatoret dhe TV përkatëse sepse arriti t’i përdorte një kalama i etur për famë dhe show!

Ndaj dhe Bjeta dhe Rudina protestuan në format e tyre televizive kundër këtij keqpërdorimi, mashtrimi “të turpshëm” që iu bë aytre sipas tyre!

Por këtu fillon PARADOKSI!

Në fund të fundit një mashtrues i rëndomtë vanitoz po shpikte imazh fake për veten në profilin e tij personal duke mashtruar pa zarar ndjekësit e tij që shtoheshin sipas parimeve të rëndomta të Instagramit!

Ishin vetë 2 gazetaret e 2 kanaleve më të mëdha që e kërkuan dhe ftuan duke i bërë promo pa asnjë verifikim gazetaresk që tregon standardin televiziv që kanë këto TV!

Por TURPI I VËRTETË nuk ishte të ndjerit të mashtruar nga një kalama por ishte pikërisht REVOLTA E MODERATOREVE dhe TELEVIZIONEVE ndaj “piktorit” 20 vjeçar gënjeshtar!

A nuk janë këto 2 moderatore dhe gjithë moderatorët e tjerë, ushtria e gazetarëve, Drejtorëve të Informacionit, Programacioneve të të gjithë TV të Oligarkisë (përjashtim bën vetëm Fax News TV) që të bindur 1000% për 1000 arsye që fotot, videot, fjalimet e Veliajt & Co janë një mashtrim total dhe megjithatë promot TV të nxjerrin zorrët nga mjesi në darkë prej 16 vjetësh?

Të revoltohesh me një mashtrues të vogël që në fund të fundit nuk i u propozoi moderatoreve asnjë “ofertë të pakërkuar” për të dalë në emision por e thirrën vetë, dhe ndërkohë të promovosh prej 16 vjetësh (që prej 15 Marsit 2003) non stop mashtrimet e Kryebaxhellës së Bordellos së Soros në Shqipëri kjo është REVOLTA JONË KUNDËR REVOLTËS SË MASHTRUESEVE GAZETARESKE që janë kthyer në agjente marketingu dhe bashkëfalsifikues të KRYEBAXHELLËS VELIAJ!

P.s.
NEVERI TOTALE jo vetëm për mediat por edhe për gjithë lëpirësit e Kryebaxhellës Veliaj, që janë aq të paturp sa shajnë me libër shpije një copë kalama që kërkon famë si ky tipi 20vjeçar që në fund të fundit, nuk vodhi kërkënd dhe nuk kishte vrarë Ardit Gjoklajn, po thjesht po kërkonte famë për të rritur cilësinë e kënaqjes së vanitetit të vet dhe kaq!

Image may contain: 5 people, meme and text

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here