Rilindja e ka humbur fillin fare, po fare ama…

0
140

Rilindja e ka humbur fillin fare, po fare ama.

Na ka njoftuar për ndryshime në ligjin e konçensioneve dhe PPP-ve, akoma pa na dërguar draft por duket se media kanë arritur ta lexojnë.

Ndërkohë që prej tre vitesh qëndrojnë në sirtar amemdimet e kërkuara nga LSI, amendime që jam i bindur do të kishin kursyer miliona Euro nga taksat tona.

Të gjithë e pamë që vetëm pse u bë garë normale, vetëm në dy projekte, u kursyen 5.5 milion euro ose 20% më pak për të njëjtën punë.

Që nga mega skandali i Astir janë turbulluar keqas.

Njëherë thonë ska më PPP, pastaj do ketë deri më 1 Korrik, ca ditë më parë KM-ja tha se konviktet do të bëhen me PPP më tej thot që lekët e Kasharit (zero lekë të planifikuar në buxhet për këtë vit) do ti kalojë studentëve (mbase ministria e re e financave e ka gjetur instrumentin se si).

Prite kur të thonë që me ofertë të pakërkuar do ti bashkohen opozites në protestën e 16 Shkurtit??

Nga Perparim Spahiu

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here