Ndryshimi i kufirit? Edita Tahiri: Mogherini ka shkelur parimet evropiane

0
101
EU High Representative for Foreign Affairs Federica Mogherini speaks during a session on the third day of the annual meeting of the World Economic Forum in Davos, Switzerland, Thursday, Jan. 19, 2017. (ANSA/AP Photo/Michel Euler) [CopyrightNotice: Copyright 2017 The Associated Press. All rights reserved.]

Edita Tahiri, ish-ministre e Jashtme dhe ish kryenegociatore e Kosovës në negociatat me Serbinë, thekson se Mogherini duke hapur temën e kufijve ka shkelur parimet evropiane në Ballkan.

 “Kur unë kam qenë kryenegociatore BE ka qenë me qëndrime unike. Tanimë duhet ndarë Mogherini nga BE. Mogherini duke hapur temën e kufijve ka shkelur parimet evropiane në Ballkan” , tha ajo në studion e “Top Talk”.

E pyetur se pse e bën një gjë të tillë Mogherini, Edita Tahiri thotë se nuk ka një shpjegim duke shtuar se “Deri në maj të 2018-s, edhe Mogherini ishte kundër kësaj çështje. Madje ka ndërhyrë në disa diskutime sekrete të Thaçit dhe Vuçiç duek i ndalur. Por edhe tani ajo është tërhequr. Çfarë do të ndodhë mbetet për t’u parë”.

/Top Channel

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here