Vijojnë përplasjet në rrjetin mediatik, shkarkohet një prej drejtorëve më të rëndësishëm…

0
148

Vijojnë përplasjet në rrjetin mediatik shqiptar Top Media Group ku së fundi është “prerë koka” e një prej drejtorëve më të rëndësishëm.

Newsbomb.al mëson se është shkarkuar drejtori i përgjithshëm i shoqërisë Digitalb, Alban Jaho.

Vendimi për shkakrimin e menjëhershëm të Jahos, duket se është marrë “ekskluzivisht” me votat e familjes Hoxha, pasi ndër katër aksionarët që kanë votuar për shkakrimin e tij, tre janë Vjollca, Itan dhe Redia Hoxha.

Në vendimin e mbledhjes së aksionerëve thuhet se motivacioni për shkarkimin e Alban Jahos është shkelja e rëndë dhe flagrante e detyrave që i kishte ngarkuar Këshilli Mbikqyrës. Shkarkimi është kërkuar nga Vjollca Hoxha.

“Zoti Alban Jaho detyrohet që brenda ditës së sotme, t’ia dorëzojë nëpërmjet një procesverbali ambientet dhe mjetet e punës, si dhe të gjithë dokumentacionin shkresor dhe elektronik të administrimit të veprimtarisë së shoqërisë znj. Vjollca Hoxha dhe z. Arben Taipi”, thuhet në vendim.

Postin e administratorit të përkohshëm të Digitalb do ta mbajë Arben Taipi dhe Vjollca Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here