13 sëmundjet që e drobisin trupin e Shqipërisë

0
117

Artan Fuga

Artan Fuga

  1. Të drejtën e votës e fundos fakti se votohet me lista kandidatësh të përcaktuara nga partitë dhe askush nuk di se kë zgjedh. As ai që zgjidhet s’e ka mendjen te zgjedhësit sepse atë e zgjedh kryetari i partisë.
  2. Shanset e barabarta në treg i fundos tenderi, sepse tenderi krijon miliarderët e partive dhe korrupton gjithçka.
  3. Administratën publike e shkatërron nëpunësi militant që nuk zgjidhet me konkurs të drejtë dhe të vërtetë, por prej gjasme.
  4. Administrimin dhe zhvillimin e territorit e shkatërroi qyteti i mbipopulluar që boshatisi zonat e tjera, krijon papunësi dhe rrit çmimet në stratosferë.
  5. Kulturën, arsimin, artin i shkatërroi tregu, sepse heqja dorë nga politikat publike për artin dhe kulturën thau gjithçka duke krijuar idiotësi kulturore.
  6. Ekonominë po e shkatërron fasonizmi, sepse drejton kapitalin human drejt një ekonomie që paguan mizerabël dhe ul krejtësisht fuqinë blerëse çka pengon degët e tjera të ekonomisë të zhvillohen.
  7. Gjyqësorin e shkatërron kontrolli politik që krijon mundësi për abuzime dhe mosndarja e pushteteve, centralizimi i institucioneve të së drejtës.
  8. Elitat mjekësore, intelektuale, inxhinierike i shkatërroi mosmotivimi me paga dhe shpërblime dinjitoze duke i mbajtur në gjendje parazitizmi dhe i shtyrë drejt korrupsionit.
  9. Barazinë sociale dhe lidhjen e qytetarit me shoqërinë e shkatërroi mungesa e kulturës të aksionariatit masiv dhe popullor sipas bursës të aksioneve.
  10. Demokracinë lokale e shkatërroi mungesa e të drejtave lokale, dytësore, për qytetarin.
  11. Mediat i shkatërron shkëputja nga audienca dhe mbijetesa vetëm në sajë të ushqimit të tyre me kapitale të dyshimta, me tendera etj. Vetëm koncentrimi i mediave jep mundësi për mbijetesë të pavarur nga pushteti që i ka bërë zyra propagande.
  12. Tregtinë e jashtme e fundosi monopoli grosist që krijon çmimet monopol. Tregtari grosist nuk e do prodhuesin vendas.
  13. Buxhetin e shtetit e fundosën shpenzimet marramendëse administrative, krejtësisht të ekzagjeruara. E çfarë i duhen Shqipërisë ta zëmë 140 deputetë???

Operoni këto tumore dhe do të shohim brenda pak muajsh se si do të rikthehen fuqitë e popullit për të krijuar një shoqëri dinjitoze.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here