‘HEC-in mbi Kanionin e Holtës.’ Balla premton anullimin por vetëm me firmën e Ramës!

0
133
RAMA PAS TAKIMIT ME METEN - /r/n/r/nRAMA AFTER THE MEETING WITH META -
Pas denoncimit të skandalit nga Partia Demokratike, se qeveria ka dhënë leje për ndërtim HEC-it duke shkatërruar një nga bukurit më të rralla natyrore të Shqipërisë, kanionet e Holtës në Gramsh, maxhoranca është përpjekur të shuajë kundërshtimet e qytetarëve. Por në vend të anullimit të lejes me vendim zyrtar, kërkon ta bëjë këtë përmes deklaratave të kryetarit të Partisë Socialiste në Gramsh, Klodian Taçe dhe deputetit Taulant Balla.

Përmes një postimi në facebook, Taçe ka deklaruar se projekti për HEC-in në Kanionin e Holtës në Gramsh do të anulohet. Ai shkruan se për anulimin e projektit ka marrë garanci nga deputeti i qarkut të Elbasanit njëkohësisht kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Leja për HEC-in mbi Kanionin e Holtës është firmosur në prill të vitit të kaluar nga ish ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri dhe më vonë është miratuar në Këshillin Kombëtar të Territorit që drejtohet nga vetë kryeministri Edi Rama. Por deri tani as ministria e Energjisë dhe as KKT nuk e kanë anulluar lejen.

Kjo është një situatë qesharake që dëshmon më së miri seriozitetin e qeverisë së Rilindjes, ku një leje ndërtimi me firmën e ministrit dhe kryeministrit premton se do ta anullojë kryetari i PS-së së Gramshit dhe deputeti Taulant Balla.

Më 27 prill të vitit 2018 kryeministri Rama firmosi miratimin e lejes për ndërtimin e HEC-it të Strorit në përroin e Holtës dhe Seltës ne Gramsh. Kompania e përzgjedhur për këtë koncesion është ERA HYDRO, e themeluar në nëntor 2016, me kapital filllestar vetëm 100 000 lekë. Për zbatimin e vendimit është ngarkuar Agjencia e Zhvillimit të Territorit në bashkëpunim me ministrinë e Energjetikës.

Pak ditë më parë përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD Luçiano Boçi akuzoi ish-ministrin Gjiknuri se me firmën e hedhur për këtë HEC, por po shkatërron një pasuri e trashëgimi natyrore qindra mijëra vjeçare, ndërkohë që projekti ka ngjallur zemërim në publik dhe mes ambientalistëve.

Ditët e fundit një sërë organizatash ambientaliste dhe pjestarë të shoqërisë civile kanë bërë thirrje për protesta për të mos lejuar ndërtimin e HEC-it që do të shkatërronte përfundimisht një nga bukuritë më të rralla natyrore të Shqipërisë, Kanionin e Holtës, njësoj siç ndodhi me Valbonën.

  • © SYRI.net

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here