Berisha degjeneron Ramën: Ministria e Jashtme sot është kthyer në një “nevojtore” personale për…

0
141
 Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone të ashpra për delegimin e postit të Ministrit të Jashtëm Gent Cakaj. Berisha shkruan se: Ministria e Jashtme sot është kthyer në një “nevojtore” personale e kryeministrit Edi Rama.
Statusi:

“Ministria e Jashtme që sot nevojtore personale e Zografit Bis!

Të dashur miq, pa iu tharë boja dekretit antikushtetues të emërimit të tij, edhe ministër i Jashtëm, skiziodi primitiv, hakmarrës Zografi bis vrapoi të shndërrojë Ministrinë e Jashtme të vendit në një nevojtore personale.”-thotë ai.

Ish-kryeministri thekson se kjo ësht ënjë shkelje e hapur e Kushtetutës, që sipas Berishës është bërë vetëm sepse Cakaj është shprehur pro coptimit të Kosovës.

“Ai, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e vendit, ligjin organik të Këshillit të Ministrave i delegoi detyrën mender hales së tij në atë ministri, për meritën e vetme se është shprehur për coptimin dhe tregtimin e trojeve shqiptare dhe që nuk guxon të afishojë veten, se cili është. Ndaj atij, që Zografi bis i delegoi sot detyrën, deri sa Gjykata Kushtetuese të vendosë ndryshe, rëndon refuzimi me dekret kushtetues të Presidentit të Republikës si i padenjë për postin e ministrit të Jashtëm.”-vijon ai.

Ish-kreu i demokratëve shton se ligji dhe Kushtetuta për Gent Cakajn nuk ekzistojnë, përderisa pranoi të jetë “jashtëqitje” e Ramës.

Por për të ligji dhe Kushtetuta nuk ekzistojnë dhe sot ai provoi se ndjehet më komod si një jashtëqitje e Edi Ramës në atë detyrë se sa një njeri civil i lirë që respekton Kushtetutën, ligjet e vendit.”-shkruan Sali Berisha./

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here