Krahu i djathtë i Markut/ I zbulojnë dallaveret e bashkëshortit: Ka paguar…

0
120

Ajo është konsideruar si krahu i djathtë i Arta Markut,  por ndërkombëtarët e ONM-së duket se kanë vendosur t’i mbyllin para kohe karrierën për Donika Prelën. Kjo pasi janë gjetur disa shkelje për pasurinë, sidomos për bashkëshortin i cili shumicën e herëve ka paguar me para në dorë.

Kjo duket se ka nxitur dhe reagimin e ashpër të përfaqsuesit të ONM-së, Theo Jaçobs i cili është shprehur: Jam i sigurt që ju keni provuar që të pini ilace në mëngjes dhe ato ilace të lënë një shije të keqe dhe s’mund ta pish mire kafen.

Dhe pas drekës shija përmirësohet. Kam lexuar dosjen tuaj dhe në akoma nuk kemi arritur në kohën e drekës për të shmangur dyshimet për të larguar shijen e keqe në gojën time. Pse bashkeshorti juaj e ka marë pagën në të holla dhe pse ai ka pasur llogari bankare? Kjo mund të duket pyetje pa vend por ju e dini në diskutimet tona dhe se nuk janë pagaur taksat me koicidence ose jo?

Më ndihmo të kuptoj se kjo nuk është rastësi pse bashkeshorti juaj është gënjyer nga kompania e ndërtimit. Ato e kanë ndërtuar në këtë menyre  për të shmangur pagesën e takasave. Pyetja është bashkeshorti juaj eshte viktimë apo bashkëpuntorë në këtë skemë?

Ti duhet të shplash shijen e keqe që ka ngelur në gojë, çfarë e mbeshtet këtë shije të keqe është fakti se pavarëshisht se bashkëshorti juaj është gënjyer, është i dyshimtë fakti që ju keni akoma kontakt me ish-punëdhënsin. Bashkëshorti juaj është në gjykatë me kompaninë por mesa di unë ai ka kërkuar edhe ndërmjetësim.

Çështja e dytë është mundësia financiare e kushëririt të bashkëshortit tuaj. Kur lexova përgjigjien tuaj dje në mbrëmje në një moment të caktuar ju thoni që nga viti 1996 ka fituar 10 milionë lekë. Ju lutem më ndihmoni të justifikoj shumën 10 milion lekë për 10 vite.

Hetimi për pasurinë i kryer nga KPK

Bazuar në raportin e ILDKPKI, Donika Prela ka një mosdeklarim të huamarrjes në shumën e 1 milion lekëve, e cila është vlera e blerjes së një toke arë, e cila është e dyshimtë, pasi zona është në zhvillim. “Çmimi i tokës është 350 mijë lekë. Kemi bërë verifikimin e deklarimeve të zonjës Prela. Ka të ardhura nga paga si prokurore. Të ardhurat e burrit si inxhinier ndërtimi në kompani private e institucionet shtetërore. Ka probleme dhe në të ardhurat e bashkëshortit në vitet 2003 dhe 2005 nuk ka pasur kontratë pune. Pagat janë paguar në cash, por nuk janë paguar sigurimet. Ka punuar tek kompania Bruci shpk si inxhinier por pa kontratë.

Të ardhurat e bashkëshortit janë si inxhinier në kompani private nderimi si dhe në disa institucione shtetërore. Për vitet 2003-2005 bashkëshorti nuk ka pasur një kontratë punë. Pagesa është bërë cash, po për to nuk janë paguar sigurime shoqërore dhe tatime. Për vitin 2006 ekziston një kontratë. Paga është paguar cash, për vitin 2007 pjesërisht përmes bankës. Pagat 2006-07-08 rezultojnë pjesërisht të paguara në tatime dhe ISSH.

Paga për vitin 2010-11 janë paguar cash. Nuk janë paguar tatime dhe kontribute shoqërore. I kemi kaluar znj. Prela barrën e provës përse nuk ka pasur kontratë ligjshmërinë e pagave 2003-2011. Pse nuk janë paguar tatimet dhe sigurimet shoqërore. Është pyetur për borxhin me R.N. prej 25.000 mijë euro. Vangjel Prela thotë se borxhin e ka marrë një kushëriri i tij dhe ai e ka ndjekur për kthimin e interesat. E ka kryer për kushëririn e tij A.P. që nuk jetonte në Shqipëri.

Ka një apartament banimi 95.6m2 regjistruar në hipotekë në 2012 me emër të Vangjel Prelës (burri) blerë me kontratë porosie në 2007. Shitësi është Bruci shpk. Vlera e blerjes 32.100 mijë euro. Çmimi për m2 rezulton më i ulët me vlerën e tregut. Kemi marrë info nga hipoteka Tirane, ku nga çmimi referencës rezulton 82 mije lekë për m2. Pyetëm shoqërinë Bruci shpk për apartamentin dhe tjerat të shitura në këtë pallat.

Bruci shpk na tha se Vangjel Prela ka qenë i punësuar si inxhinier dhe i kemi dhënë një cmim më të lirë nga blerësit e tjerë. Bruci shpk na tha se edhe për disa të tjerë e ka aplikuar çmimin preferencial. Të ardhurat për këtë pasuri e likuiduar me dy mandate. 12 mije euro nga kursimet e pagës dhe 15 mijë euro me një hua qe i kane marrë kushëririt S.P. E pyetur znj.Prela për Gj.P që i ka dhënë 15 mijë euro borxh. Rezulton se ai ka qenë emigrant dhe ka disa prona e të ardhura. I kemi kaluar barrën e provës për të provuar të kundërt e rezultateve të hetimit për të ardhurat e Gj.P.

I kemi kërkuar nqs ka ndryshime asete e financime pas deklarimit në deklaratës vetting. Znj. Prela ka deklaruar ndryshime. Prela ka thënë se ka shitur apartamentin me sip 96.5m2 në shumen 80 mijë euro. Ka thënë se ka blerë 135.9 m2 me cmim blerje 110 mijë euro. Me kontratë 9.7.2018. deklaron se e ka blere nga shtetasi F.H. burimi i blerjes se ap të ri nga Prela e bashkëshorti i saj. 80 mije euro dhe 30 mije euro janë marre në banke nga llogaria e bashkëshortit. Kjo shumë me pas ka kaluar tek noteri. Ka tokë arë në Petrelë 1000m3 blerë për 350 mijë lekë. Tokë bujqësore e blerë nga M.D e L.D. Kjo vlerë ishte me e ulët se vlera e tregut. Verifikuam vlerat e tregut. Pyetëm dhe znj. Prela e cila na tha se toka e blerë 5 vite e 6 muaj më parë me këtë çmim ka pasur. Po ashtu sipas saj është 3 km larg rrugës kryesore dhe nuk ka rezidenca me vila.

Po ashtu ka thënë si njeh shitësit. Sipas një VKM-je në këtë zonë sipas vitit përkatës është 266 leke per m2. Ka llogari bankare 4.4 mln lekë në emër të bashkëshortit. Burim shitja e një apartamenti 52 m2 ne plazh Durrës. Kjo llogari bankare rezulton korrekte. Apartamenti i blerë në 2014, 1.4 mln lekë dhe është shitur 4 mln lekë. Llogari në emër të vajzës, 27 mijë lekë. Llogari rrjedhëse e pagës së bashkëshortit 147 lekë. Kursime nga familja, gjendje cash 500 mijë leke. Automjet Golf 400 mijë lekë. Automjet “Crysler” 6500 euro. Në deklaratën e vitit 2014 është deklaruar shitja e apartamentit në Durrës në shumën 4 mln lekë”.

Raporti për figurën dhe aftësinë profesionale

Për Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe Prokurorinë e Përgjithshme Donika Prela është e përshtatshme për të vijuar detyrën dhe e aftë profesionalisht. “DSIK ka sjellë një raport ku thotë se Donika Prela është e përshtatshme për të vijuar detyrën si prokurore. Lidhur me vlerësimin profesional, prokuroria e përgjithshme ka sjellë raport ku thotë se është në rregull. Nisur nga raportimet në media për procedimin e shtetasit L.R. nga prokuroria e Durrësit kemi marrë përgjigje se është ‘Ok’. ONM ka kërkuar informacion për dosjen Shullazi nga zonja Prela për periudhën maj-tetor. Zonja Prela ka sjellë raport shpjegues lidhur me denoncimet nga portali online. Ka denoncim për apartament në Durrës dhe shtëpinë e re në Tiranë. Për këto denoncime ne kemi hetuar paraprakisht” deklaron KPK.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here