Durrës/ Plumbi qorr plagos 20-vjeçarin në banesën e tij

0
200

Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur nga një plumb qorr, ndërsa ishte duke ndenjur në shtëpinë e tij.

Policia e Durrësit ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të së enjtes në Larushk, Krujë, teksa i riu po shkonte për në banesën e tij.

I plagosuri është 20-vjeçari me inicialet XH. P., banues në Larushk, i cili ndodhet në spitalin ushtarak Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por policia po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency