Paralajmërimi Kryemadhit: Protestat gati, mos u habisni do jenë nga të gjitha format e metodat. Rama do rrëzohet

0
108

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, foli për protestat e paralajmëruara nga opozita, për të cilat tha se do të jenë të mirëorganizuara në të gjithë Shqipërinë. Kryemadhi tha se rrëzimi i kryeministrit Rama do të jetë hapi i parë, ndërsa hapi i dytë do të jenë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Hap pas hapi. Do fillojmë me protesta të organizuara, te cilat mos u çudisni, do jenë të të gjitha metodave, formave dhe ngjyrave. Ka të bëjë me reagimin qytetar. Deri dje thonim, përpara populli dhe ne do të ndjekim ça do të bëjë populli. Sot populli ka nevojë për drejtim. Protestat mund të jenë në Tiranë, në të gjithë Shqipërinë, në Parlament, mund të jenë në Kryeministri.  Protesta do jetë më e madhe se e studentëve, më e madhe se e naftëtarëve, më e madhe se e minatorëve. Do jenë edhe mjekë, edhe infermierë do jenë të gjithë, sepse qytetarët nuk kanë para. I gjithë vendi është në protestë. Kemi protestën e banorëve të Unaza e Re, në Shkozë, te Bulevardi i Ri, ke infermierët gati që iu është mohuar paga e 13-të, ke pedagogët gati. Rrëzimi i Edi Ramës është hapi i parë. Hapi i dytë është zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here