Rektori i UBT-së me tone kërcënuese ndaj studentëve:  Ca sekondë mor?!!!!!

0
114

Rektori i të Universitetit Bujqësorë të Tiranës është përplasur me studentë të UBT-së paraditen e kësaj të mërkure.

Bahri Musabelliu është afruar te studentët jashtë ambienteve të institucionit arsimor dhe u ka kërkuar llogari për përdorimin e megafonit, ndërsa toni i tij është në kupë të qiellit.

Pjesë nga debati:

“Jepi o vlla jepi”, dëgjohet një prej studentëve.

Rektori Bahri Musabelliu: Si ti japë mo! Ka mësim këtu!

Një nga studnetët: Po ça mësimi bëhet?!

Rektori Bahri Musabelliu: Unë jam profesor!

Studenti 1: Kur e thirre kryeministrin a u konsultove me ne këtu?

Rektori: Si, kush të tha?!

Studenti 1: Një sekondë, një sekondë…

Rektori: Ca sekondë mor?!

Ndërhyn një tjetër student: Ca është kjo e bërtitmë kështu, të bërtasim dhe ne?! Mos bërtit!

Studenti 1: Prej meje je në punë, për mu punon.

Rektori: Unë jam në punë prej teje?!

Studenti 1: Po, je shërbëtori im këtu. Këtu, je shërbëtori im.

Rektori: Djali….

Studenti 1: Jo, mos më thuj djali mu se jam student.

Një tjetër person i drejtohet studentët: Ej qetësohu, ça shërbëtor thua ti mor?

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here