Nga Ergys Mertiri
Genti Caka mund te jete nje minister i shkelqyer, por fajin per mosaplikimin per certifikaten e sigurise nuk ia ka Presidenti. Keshtu Kryeministri, perpara te strehohet tek nacionalizmi (si te gjithe kopuket), duke i kerkuar Kosoves falje per mosdekretimin e ministrit te jashtem, le ti kerkoje falje te gjithe shqiptareve ne Shqiperi e Kosove, per menyren sesi qeveris dhe per konsideraten qe ka per ligjet e shtetit.
Mbi te gjitha Kosova nuk ka nevoje qe te kete dy ministra plus per ambalazh mediatik ne Shqiperi, por qe “vendi ame” te beje hapat e duhur qe forcojne pozitat e shqiptareve ne rajon, gje qe kjo qeveri, jo vetem nuk e ka bere, por e ka menderosur.