Qytetet që u zbardhën sot nga dëbora. Me foto

0
140

Reshjet e dëborës m buluan disa nga qytetet e vendit gjatë orëve të natës. Por nëse e humbët edhe Tirana provoi borën e parë të këtij viti për pak minuta, pasi reshjet nuk zgjatën shumë.

Ndërkohë, Shkodra, Gjirokastra dhe rrethinat e Elbasanit janë zgjuar sot të zbardhura nga bora. Mësohet se dëbora në qytetin e Elbasanit nisi që në orën 03:00 të mëngjesit të kësaj të mërkure. Trashësia e saj në qendër të qytetit ka arritur të paktën 2 cm.

Aktualisht për shkak të dëborës janë krijuar vështirësi në qarkullim edhe në rrugën kombëtare Elbasan-Librazhd-Prrenjas-Qafë-Thanë dhe në të gjitha akset rurale.

Ndërkohë disa fshatra të zonave të Dukagjinit dhe të Dibrës së Madhe janë të izoluar për shkak të trashësisë së borës, që bën të pamundur qarkullimin e mjeteve.

Në qytetin e  Gjirokastrës trashësia e borës shkon në rreth 15 cm. Qarkullimi i automjeteve në qytet është pothuajse i bllokuar, ndërsa situata paraqitet e vështirë në të gjithë qarkun, sidomos në zonat malore ku gjendja paraqitej e vështirë edhe ditët e kaluara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here