Kryemadhi: Mos u ndalni. Rinia ka sjellë ndryshimet në Shqipëri

0
147

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha gjatë takimit në Fier se Shqipëria nuk mund të jetë peng i një kryeministri të çmendur. Ajo u bëri thirrje të gjithë të rinjve shqiptarë që të mos ndalen, duke i inkurajuar dhe duke theksuar se rinia është ajo që ka sjellë ndryshimet në Shqipëri dhe ka bërë që vendi të ecë përpara. “Nuk mund të lëmë të gjithë institucionet e shtetit shqiptar, gjithë të ardhmen e Shqipërisë në dorën e një të çmenduri, do ta rrëzojmë me qetësi, pa qetësi, me dashuri, pa dashuri, me angazhim, me protesta, pa protesta, por në dorë të këtij njeriu të çmendur nuk do ta lëmë vendin. Por, në krye të kësaj lëvizjeje duhet ta kuptoni që është rinia, rinia ka bërë ndryshimet në Shqipëri, rinia ka sjellë ndryshimet në Shqipëri, rinia e ka sjellë këtë vend përpara, rinia i ka sjellë shanset dhe mundësitë këtij populli. Prandaj, edhe ne sot në Fier dhe në rrethe të tjera nuk do të ndalemi, por edhe ju që nga ky moment, nxirrni telefonat, hapni listën e njerëzve dhe miqve”, tha kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here