Hapen kutitë e para edhe në Tropojë, Poliçan dhe Memaliaj

0
137

Ka nisur edhe procesi i numërimit, tre orë pasi u mbyll votimi me një pjesëmarrje prej 48.59%. Në Poliçan ka nisur procesi i numërimit, po ashtu edhe në Bashkinë Memaliaj janë hapur 3 kutitë e para. Gjithashtu, ky proces ka nisur edhe në Devoll e Pustec ku kanë mbërritur të gjitha kutitë.

Ndërkohë, në Kuçovë dhe në Dimal pritet që numërimi të nisë rreth orës 23:00. Në KZAZ 11, Kukës, kane mbërritur të gjitha kutitë e votimit në sheshpushim dhe po punohet me futjen brenda në qendrën e numërimit. Sipas përfaqësuesit të kësaj KZAZ-je nëse puna vijoj me ritme normal numërimi mundet të nisi pas dy orësh.

Pritet të nisi numërimi i votave në Tropojë në 23:00 dhe në Has ka nisur tashmë. Në qarkun e Beratit vetëm Kuçovë ka përfunduar dorëzimi i materialeve zgjedhore. Sapo të sistemohen kutitë do të nis edhe numërimi. Në Skrapar ka ende kuti pa mbërritur për shkak largësisë së fshatrave nga qendra. Poliçani, Berati dhe Dimali janë drejte përfundimit të dorëzimit, me 4-5 kuti ende pa u administruar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here