Gjiknurin duket se nuk e ndal asgje. Zbulohet një bëmë para largimit nga detyra!!! Jep koncesion 58 milionë euro për…

0
91

Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, duket se nuk e ndal as shkarkimi nga detyra dhe as dita e Vitit të ri, për të shpallur koncesione miliona euro . Edhe pse i shkarkuar publikisht nga kryeministri, Gjiknuri ka shpallur një koncesion në datën 31 dhjetor, pra në ditën e fundit të vitit 2018, për Termocentralin e Vlorës.

Vlera e këtij koncesion është plot 7.24 miliardë lekë, ose rreth 58 milionë euro. Bëhet fjalë për projektin e rehabilitimit dhe të operimit të Termocentralit të Vlorës, përfshirë mundësisht një degëzim të tubacionit të gazit Fier.

Gjiknuri vijon të jetë në detyrë, por kjo për shkak të një teknikaliteti, deri në dekretimin e shkarkimit të tij dhe emërimit të ministres së re Belinda Balluku.

Në Shqipëri, tashmë është kthyer në traditë, që zyrtarët e lartë të shpallin procedura tenderuese apo koncesionare me vlera të mëdha, në ditët e fundit të pushtetit të tyre, pasi kanë humbur zgjedhjet apo janë shkarkuar.

Dokumentat e plota të këtij koncesioni mund t’i gjeni në faqen e Open Procurement Albania

Kujtojmë se Damian Gjiknuri, u shkarkua jo vetëm  si pasojë e valës së spastrimit që përfshiu kabinetin në fundvit, por ai ishte në qendër të skandalit me Unazën e Madhe, ku kompanisë DH Albania, me letra të falsifikuara, iu dhuruan dy tendera me vlerë totale 30 milionë euro. Ky skandal, është nën hetim nga prokuroria shqiptare, e cila ka deklaruar se ka nisur hetimet jo vetëm për falsifikim dokumentash por edhe për shkelje të barazisë në tendera, që parashikon verifikimin e rolit të zyrtarëve të lartë, në këtë aferë marramendëse.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here