Dy tërmete me magnitudë 2.9 janë regjistruar gjatë natës në…

0
128
Un'immagine dell'Etna vista da Palmi (Reggio Calabria), 28 dicembre 2018. ANSA/DOMENICO SURACE

Dy tërmete me magnitudë 2.9 janë regjistruar gjatë natën në provincën e Catanias. Sipas të dhënave nga Instituti kombëtar i gjeofizikës dhe vullkanologjisë (Ingv) lëkundja e parë ka ndodhur në orën 00:36 minuta me epiqendër pranë Adranos, ndërsa e dyta në 4:12 jo shumë larg nga Ragalna dhe Zafferana Etnea. Nuk ka të dhëna për dëme materiale apo persona të lënduar.

Edhe Roma është goditur nga një tërmet me magnitudë 3.2 rreth orës 00:52 minuta. Epiqendra e tërmetit sipas (Ingv) ka qenë 10 km në thellësi në Gallicano dhe Colonna. Tërmeti është ndjerë nga të gjithë banorët por nuk ka njoftime për dëme materiale.

Që nga aktivizimi i vullkanit të Etnës, Italia është goditur nga tërmete të vazhdueshme.

4 ditë më parë një tërmet me magnitudë 4.8 në këtë zonë shkaktoi 28 të plagosur dhe dëme të mëdha materiale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here