Kumbaro sfidon Ramën, ja çfarë tha për ish-ministrin e jashtëm Ditmir Bushati…

0
104

Në kohën që Edi Rama lexonte emrat e ministrave që largoheshin, një nga fytyrat më të përvuajtura gati që të shpërthente në lot, ishte ajo e ministres (ish) së Kulturës  Mirela Kumbaro. Pezmin dhe revoltën e saj Kumbaro nuk e ka fshehur as në aktivitetin e fundit si ministre ende në detyrë deri në dekretimin e zëvendësuese nga presidenti Ilr Meta. Gjatë një  aktivitet të zhvilluar mbrëmjen e djeshme disa orë pas verdikteve të Ramës, me rastin e mbylljes se vitit kulturor, Shqipëri-Austri, në Pallatin e Kongreseve, shumica e ministrave të shkarkuar që kishin konfirmuar që të merrnin pjesë, kanë munguar.

Në këtë aktivitet, gjithsesi kanë qenë “të detyruar”, që të marrin pjesë ministria e Kulturës ende në detyrë Mirela Kubaro dhe ai i Jashtmi Ditmir Bushati. E para ka mbajtur edhe fjalën përshëndetëse, në prani të të gati gjithë trupit diplomatik në Tiranë.

Por përveç pezmatimit që është ndjerë hapur në fjalën e Kumbaros, nuk ka munguar edhe një sfidë e hapur ndaj kryeministrit Edi Rama. Ajo në mënyrë demonstrative i kërkoi sallës të mbushur edhe me shumë diplomat të huaj, një duartrokitje për ish-ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, të cilin e quajti kolegun më fantastik për diplomacinë..!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here