“Fenomeni” Genc Sejko. Kritiku më “In” kundër sistemit politik në vendin tonë, i kemi vënë si qëllim vetes…

0
120

Një emigrant që jeton në Londër, por që në Shqipëri me memet dhe krijimet tij thyen rrjetin dhe trazon të përditshmen e politikës. Ky është Genc Sejko, i cili  me foto montazhet e tij në rrjetet sociale kthyer  në  kritikun më  “In” kundër sistemit politik në vendin tonë.

Ky është fotomontazhi i parë, që u pasua me mijra të tjerë që do kthenin Sejkon  në fenomen të rrjeteve sociale.

Të majtë dhe të djathtë, politikan dhe gazetarë njerëz publik, janë pre e kritikës së fortë dhe ironisë së tij në rrjetet sociale.

Nuk kanë munguar edhe kërcënimet për kallëzim penal ndaj tij.

I pagëzuar si njeriu i memeve, Genc Sejko, ndërmori një ndër nismat më të veçanta në 28 vite demokraci “në Shqipëri jo vetëm për të festuar por dhe për të protestuar”

Sejko: Shqiptarë të diasporës i kemi vënë si qëllim vetes. Mbështetjen e kauzave të drejta të shqiptarëve në Shqipëri. 

Emigrantët nga Shtetet e Bashkuara, Anglia, Italia Gjermania e shume vende të tjera evropiane dhe në kontinente të ndryshme, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në protestë, e cila do të mbahet të premten në orën 17.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here