Balerini i njohur tregon se si Albi Nako e pushoi nga puna. Nuk e prisja, një njeri i madh si Albi…

0
141

Graciano Tagani ka zbuluar se nuk është më pjesë e trupës së balerinëve profesionist të Albi Nakos. Balerini i njohur ka dhënë një intervistë për emisionin “Thumb”, që do të transmetohet ditën e shtunë.

graciano2

Aty ai ka rrëfyer se koreografi i njohur e kishte pushuar nga puna dhe prej tre javësh nuk është më pjesë e trupës së balerinëve të tij.

Balerini nuk e priste nga Albi një largim të tillë, pasi ai ia kishte komunikuar pushimin nga puna me anë të një mesazhi në telefon.

graciano2

“Nuk jam më, tashmë prej tre javësh. Një njeri i madh si Albi mund të pushojë nga puna vetëm nga “Whatsapp”-i me një mesazh. Unë Albin nuk e kam pasur vetëm koreograf, e kam pasur mik dhe minimalisht nga një mik e pret që të të japë një sqarim të paktën”, shprehet Graciano.

Ky i fundit ka postuar një video të shkurtër të intervistës e bashkëngjitur me të shkruan: “Te shtunen ora 17:00 me ndiqni ne ne thumb per te treguar te gjithe te vertetat e largimiy tim nga trupa baletit e Tv klan dhe per te folur per mosmirnjohjen ne jet gje qe ne ditet e sotme e hasim shum shpesh… Le te plasin te gjitha te vertetat sheshit ? @”.

gracioano

Ai ka qenë pjesë e trupës së balerinëve të Albi Nakos prej disa vitesh. Tagani u shkëput nga aty për pak kohë, pasi kaloi te spektakli i kërcimit “Dancing with the stars”, por që më pas u rikthye në “Klan”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here