Ja se cila krijesë mitike jeni sipas zodiakut. Të errët, të zjarrtë dhe shumë…

0
130

Krijesat mitologjike në mbarë botën janë shkruar në një mënyrë të tillë që përfaqëson trajtat negative dhe pozitive të njerëzimit. Frikërat dhe krenaritë tona, grykësinë, turpin dhe epshin, të gjitha reflektohen në krijesa të ndryshme mitologjike.

Aq shumë është i bazuar në mitologji zodiaku, sa që është e logjikshme të ekzistojë një krijesë mitike për çdo shenjë të horoskopit.

Ja se cila krijesë mitike jeni sipas zodiakut.

 

Dashi – Ujku-Njeri

Njihen ndryshe në legjenda edhe si “likanët”, sikur të ishin një rracë e rrallë e njerëzve që u shndërronin me qëllim në ujq të mëdhenj.

Por disa legjenda ndryshojnë duke thënë se kjo ishte një mallkim që i kthente njerëzit në gjsmë njerëz e gjysmë ujq pa dëshirën e tyre, përgjatë Hënës së plotë.

 

Demi – Pema-Nimfë

Njihen ndryshe edhe si “driadat”, të cilat ishin jashtëzakonisht të bukura dhe janë pikërisht shpirti i pemëve.

Legjenda thotë se nëse pema ku ishin të ngulitura do të “vdiste”, po ashtu do të vdisnin edhe to.

Dashuria për natyrën dhe një lidhje e fortë për rrënjët tokësore e karakterizon Pemën-Nimfë.

 

Binjakët – Krijesat e vogla

Krijesa magjike të vogla njerëzore që zakonisht përshkruhen me krahët e një fluture apo pilivese.

NJihen si krijesa të vogla dhe të djallëzuara për nga natyra.

Nuk mund të gënjejnë, por janë shumë nxitëse/bindëse me fjalët e tyre.

 

Gaforrja – Sirenat

Nuk duhen të ngatërrohen me sirenat që njohim sot, pasi sirenat mitologjike kishin krahë dhe jetonin pranë detit.

Në disa legjenda këto ishin femra të bukura të cilat u këndonin lundërtarëve pranë shkëmbinjëve dhe i mbysnin.

Në legjenda të tjera ata i joshnin lundërtarët për tek shkëmbinjtë dhe më pas i gëlltisnin.

 

Luani – Gjigandi

Pasardhësit e njerëzve dhe ëngjëjve në disa mite, këto janë gjigandët, të cilët janë më të gjatë, më të fortë dhe më të heshtur se shumicën e njerëzve.

Në të tjera mite këto janë krijesa të bukura me krahë të palosura eteri, që dallohen për sjelljen e tyre pasionante dhe të pamëshirshme.

Të fortë, të bukur, mendjemëdhenj, dhe të dhënë pas tingujve luksit.

 

Virgjëresha – Kukudhët

Krijesa magjike që shpesh jetojë të izoluar nga shoqëria, por njihen sikur i kanë ndihmuar, edhe i kanë penguar njerëzit.

Janë gjithmonë të rinj e të pamoshë dhe shumë të bukur.

Jetojnë sipas vlerave të tyre dhe mbi të gjitha vlerësojnë logjikën.

 

Peshorja – “Sylfs”, një lloj shtojzovalle

Njihen ndryshe edhe si elementet e erës dhe si mbrojtësit e bukurisë dhe promotorë të sqimes.

Thuhet se mbrojnë pamjen e atyre që duan.

Janë gjithashtu përgjegjës për formimin e reve.

 

Akrepi – Vampirët

Thuhet se këto krijesa janë shumë të vështira që t’u rezistosh dhe lëshojnë një “aura” të fuqishme dhe atraktive.

Nuk mund të shtyjnë me zor dikë që të bëjë diçka por janë shumë nxitës dhe duhet një person i fortë që t’u thotë “jo”.

Të errët, të zjarrtë dhe shumë seksi.

 

Shigjetari – Centauri

Gjysmë njeri dhe gjysmë kalë, Centaurët janë përfaqësimi fizik i logjikës mbi natyrën kafshërore.

Janë mësues dhe filozofë të mëdhenj, por ndikohen gjithashtu nga një natyrë fizike e kafshërores.

 

Bricjapi – Satiri

Gjysmë njeri dhe gjysmë cjap, njihen për natyrën e tyre seksuale.

Besojnë se çdo kënaqësi fizike është bërë për ta dhe shijojnë çdo kënaqësi tej masës.

Disa besojnë se ndërsa mosha u kalon bëhen më të vetëdijshëm, duke marrë përgjegjësinë për të mos shfaqur kafshëroren.

 

Ujori – Amazonat

Amazonat konsideroheshin njerëzore, tejet atraktive, inteligjente dhe vizionare.

Këto gra të zgjuara nuk të sulmojnë dhe nuk trazojnë asgjë, derisa… u shkel në territorin e tyre.

Atëherë, amazonat shndërrohen në gjënë më të egër që keni parë ndonjëherë.

Ndaj, lërini në ëndrrat dhe vizionet e tyre të së ardhmes, mos kaloni rrugës së amazonave…

 

Peshqit – Flockat e ujit

Flockat e ujit, nje lloj sirene deti e liqeni, por edhe vende të tjera me burime uji, janësubjekt folklori në mbarë botën.

Ne i shohim në mitologji si më shpirtërore se sa njerëzit, të dhembshura dhe plot ndjenja.

Kanë zëra të bezdisshmërisht të bukur, por në përgjithësi nuk kanë nevojë që të vrasin njerizit.

Të bukura, të lehta dhe të paprekshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here