“O fund i tmerrshëm, o tmerr pa fund”

0
105

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u ka bërë thirrje të fortë strukturave të partisë së saj, të nisin aksionin e gjerë derë me derë në cdo familje shqiptarësh, për të përmbysur klikën e Ramës, që sipas saj, “ka uzurpuar jo vetëm PS, por shtetin dhe vendin”.

Në një takim me strukturat në Elbasan, ajo ka theksuar prerë: “Mos mendoni se Rama do ikë vetë, nuk mbaron pilafi në kazan, atë do ta largojmë ne, nuk e largojnë partitë politike por do ta largojnë shqiptarët, dhimbjen nuk e ndjemë ne, as deputetët, por shqiptarët, familjarët”.

Ajo i ka bërë thirrje Ramës “ t’i bëjë llogaritë mirë, se do të ketë o fund të tmerrshëm, o tmerr pa fund. Rama të mendojë mirë, sepse do ta ngrenë zgupthi, jo burrat, por gratë, sepse e kanë ndarë mendjen”.

Kryemadhi pranoi edhe njehere gabimet e bera nga LSI: “Kemi fajin tonë që i besuam dhe i dhamë shansin dhe mundësinë për te qenë kryeministër, erdhi duke u zvarritur me gjunjë për të marrë votat e LSI, u pasurua duke sharë LSI dhe duke e sulmuar, u pasurua dhe u fuqizua duke cuar në kokën e shtetit bandat e krimit të organizuar dhe të drogës dhe tani kërkon tepsinë dhe timonin duke qenë koka e meduzës në Rajon. Por kemi qenë shumë të qartë në gjithë ecurinë tonë, kemi bërë gabimet tona dhe nuk kemi frikë të themi, se nga gabimet kemi mësuar, u zgjuam dhe ndërgjegjësuar cdo shqiptarë që cdo njeri që i jep 1 sekondë oksigjen Ramës kryen tradhti kombëtare”.

Pa kuryser nuk la as ata qe iken nga LSI “duke e shfrytezuar ate, dhe perfunduan ne tepsine e Rames”.

“Ata që përdorën LSi e sot janë në tepsinë e Ramës, janë turpi i LSI, me votën e tyre kundër vetingugt në politikë ata janë hajdutë, grabitësit, kriminelët, nuk e duan reformën në drejtësi, të hapen negociatat me BE”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here