“Përshëndetje nga Marsi” me selfie

0
146

Në qoftë se do ishit në Mars do bënit selfie? Në këto foto të titulluara, “Përshëndetje nga Marsi”, që ju shikoni më sipër, fotografi Julien Mauve imagjinon jetën e tij si një turist në Planetin e Kuq. Fotot e realizuara nga artisti kanë marrë çmimin e parë nga “Sony World Photography 2016” për konceptimin profesional të fotografisë. Çfarë e frymëzoi fotografin për të realizuar setin me temë “Përshëndetje nga Marsi”?  “Gjithmonë kam qenë i mrekulluar nga Marsi që i vogël. Zbulimi i hapsirës dhe kolonizimimet janë aventurat më të mëdha të shekullit dhe fakti që ne mund t’i dëshmojmë këto zbulime në jetën tonë, i bën akoma më interesante, ka deklaruar ai për CNN. Disa nga fotografitë janë marrë në ambiente të ngjashme dhe më pas modifikuar nga artisti, ndërsa disa të tjera janë marrë nga NASA dhe përsëri janë modifikuar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here