Kryemadhi: Edi Rama frikë nga Vettingu. Kush është dobësia dhe dashuria e tij…

0
116

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi komentoi nga qyteti i Elbasanit gjatë takimit me strukturat e LSI-së atje, refuzimin e kryeministrit dhe mazhorancës që ai drejton për të votuar Vettingun në politikë. Kryemadhi tha se ndërsa shkëputja e politikës dhe institucioneve nga krimi është e domosdoshme, kryeministri Rama kishte dje frikë nga Vettingu, ndërsa theksoi se dobësia dhe dashuria e tij janë krimi, droga dhe korrupsioni. “ Me votën e tyre kundër Vettingut në politikë, ata janë hajdutët, ata janë grabitësit, ata janë kriminelët, ata janë ata që s`duan Reformën në Drejtësi, ata janë ata që s`duan të ngrihet Byroja e Hetimit dhe SPAK-u. Ata janë ata që s`duan që të hapen negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, sepse një Shqipëri evropiane është e pamundur që të jetë vegël e krimit të organizuar. Prandaj, vota dje në Parlament tregoi dhe njëherë  hapur, që Partia Socialiste tashmë është e kapur nga një sekt kriminal. Vota dje në parlament e tyre tregoi dhe njëherë që Rilindja, nuk ishte gjë tjetër, veçse Rilindja e krimit dhe e korrupsionit në Shqipëri. Tregoi edhe njëherë tjetër që Shqipëria dhe shqiptarët dhe të gjitha partitë politike kanë një punë shumë të madhe për të spastruar Shqipërinë nga krimi, nga bandat, nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit, jo vetëm në jetën politike, por edhe në jetën ekonomike”, theksoi Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here