Berisha “i përvishet” Majkos: Imazhi yt do i lajë fytyrën atyre?! Janë zhdukur si minjtë sepse…

0
105

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur të papranueshëm faktin që kryeministri Rama dhe ministrat nuk janë në sallë.

Ai ka kërkuar nga ana e nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi, të ndërpresë seancën e të thërrasë Ramën dhe ministrat të jenë të pranishëm.

“A nuk ven re ti zonja kryesuese e seancës se përfaqësuesit më të zi të krimit janë zhdukur si minjtë dhe duan të mbrohen me thinjat e Majkos, ku janë ata, pse kanë frikë? Mendojnë se imazhi i Pandeliut do ti lajë fytyrën sot, të vijnë aty se sytë e kombit janë në ato karrige, bajlozë të krimit që po e zhbëjnë vendin, ndërpre seancën, detyroi të vijnë aty të qëndrojnë. Duhet të jesh në lartësinë e detyrës. Ti Pandeli ngjet si fals aty, i keqpërdorur, thirri kolegët të jenë aty, se duan të maskohen me ty. Vër nga një maskë në çdo karrige aty dhe të shohim si duket” tha Berisha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here