Studenti “gozhdon” Ramën: Çfarë po kërkon nga ne?! Na thua që i di të gjitha problemet…

0
180

Takimi i kryeministrit Rama me studentët dhe pedagogët e Universitetit Bujqësor të Tiranës nuk i ka shkuar edhe aq “vaj”, pasi siç e zbuluan studentët ata ishin mashtruar nga rektori dhe nuk e dinin që Rama do të ishte në takim.

Ndoshta kjo ka bërë që në sallë të mos dominojnë militantët partiakë dhe kështu studentët kanë folur pa drojë, e madje një prej tyre edhe braktisi takimin “e stisur” sipas saj.

Kështu, një student i tha Ramës:

Po na thua që i di të gjitha problemet. Atëherë, çfarë po kërkon nga ne?! Pse nuk janë zgjidhur, pse tani?

Kryeministri replikoi:

Pse tani? Sepse tani u ngritët ju. Po nuk qau fëmija nuk i jep ushqim nëna, kështu është kjo punë”.

Një deklaratë kjo e kryeministrit që u takon juve ta komentoni.

Ndërsa, po i njëjti student i tha Ramës që të mos presë ndonjë sjellje shembullore prej tyre, sepse arsimi që ata marrin lë shumë për të dëshiruar.

 
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here