Këngëtarja mbështetëse e “flaktë” e studentëve: Mos abuzoni me durimin dhe…

0
156

 

Në një prononcim për ‘Fax neës’, Besa tha se është bërë pjesë e protestës për të mbështetur të rinjtë, pasi siç tregon është befasuar nga vendosmëria e tyre.

Nga ana tjetër, ajo ka shprehur edhe mendime radikale, se nuk duhet të abuzohet me qetësinë dhe durimin e tyre në protestë.

“Janë të drejta minimale. Reagimi i tyre erdhi si një ajër i freskët për opinionin dhe kanë rikthyer shpresën, kanë qenë të heshtur, por kanë mbajtur shënime.

Protesta ka qenë e jashtëzakonshme, jam surprizuar në mënyrën se si kanë protestuar, janë protesta model, por nuk duhet abuzuar me qetësinë dhe durimin e aq më tepër me studentët, që janë gjaku dhe nervi i vendit”, u shpreh këngëtarja, ndërsa kujtojmë se i ati i saj, Koço Kokëdhima ka shprehur vazhdimisht mendime të tilla radikale, siç ishte kërkesa për mitingje të dhunshme ndaj deputetëve që e votojnë ligjin e plehrave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here