Luan Rama: Hipokrizi, mashtrim dhe tallje! Ngritën kartonat e injorancës kundër studentëve në protestë!

0
84

Zëvendëskrytari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar në një status në facebook, duke vlerësuar qëndrimin e studentëve por me një reagim kritik për shumicën parlamentare dhe vet kryeministrin.

Statusi i plotë:

Hipokrizi, mashtrim dhe tallje!

Në ditën e dhjetë të protestës së studentëve kundër Kryeministrit, prej shumicës parlamentare bëhet e ditur se “Parlamenti mund të mblidhet nesër me Kryeministrin dhe studentët, të cilët është koha të mbyllin Paktin për Universitetin!” Shkurt dhe shqip e gjitha kjo është hipokrizi, mashtrim dhe tallje!
Sepse Parlamenti ishte dje i mbledhur, dhe me gjithë këmbënguljen dhe insistim tim që të vazhdonte të qëndronte i mbledhur dhe të mos largohej nga salla pa plotësuar kërkesat e studentëve, zotërinjtë rilindas nuk dëgjuan, e madje gjysmë të mbllaçitur e gjysmë të gogësitur, pasi nuk pranuan të futnin në rendin e ditës propozimet e LSI-së për të reflektuar në ligj plotësimin e kërkesave të studentëve, bënë të vetmen gjë për të cilën ishin dje në atë sallë; ngritën kartonët e injorancës kundër studentëve në protestë!
Nëse kanë reflektuar, shumë mirë! Asnjëherë nuk është vonë për t’u kërkuar ndjesë studentëve dhe për të plotësuar kërkesat e tyre legjitime e minimaliste, po atë “… të mbyllin Paktin për Universitetin” ku e gjetën e çfarë është, se studentët nuk kanë kërkuar ndonjë pakt as me qeverinë, as me Kuvendin e aq më pak me Kryeministrin?!
Apo nuk kanë mjaftuar dhjetë ditë protestë e refuzim që Kryeministri t’a kuptojë se studentët as nuk e duan, as nuk e pranojnë, as nuk e besojnë?!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here